Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

"Si mundet 140 burra e gra të votojnë kështu"/ Braçe me tabelë në dorë mbron fermerët e kërkon heqjen taksave për oligarkët

"Si mundet 140 burra e gra të votojnë kështu"/

Ish-zv/kryeministri Erjon Braçe ka paraqitur disa propozime për ndryshimin e ligjeve të paketës fiskale, që synojnë më tepër ardhjen në ndihmë të bujqve dhe fermerëve, duke kërkuar mos favorizimin e bizneseve të mëdhenj që quhen si oligarkë.

Kështu propozime e tij prekin ato biznese të mëdhenj në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë pijet energjike, ato që biznese që ndërtojnë në zonat turistike dhe rezidenciale jashtë qyteteve dhe mbi të gjitha prodhuesit e pijeve energjike.

"Jemi ne që vendosim prioritet se nga fillon radha e përjashtimeve apo e favore fiskale. do ta nisim nga  më të dobëtit siç për ligjin e TVSH vihet re qartë apo do ta nisim nga ata që përmes favore akumulojnë para shumë. Kam kërkuar fillimin e shkurtimit e listës e përjashtimeve apo favoreve kryesore, e tipologjive të ndryshme të biznesit të madh kryesisht që kanë sjellë të ardhura të mëdha në bilancet e tyre, do të doja që në ligjin për TVSH të hiqen këto dy përjashttme. Heqjen për shkallës së reduktuar  6%të TVSH  për të gjitha furnizimet me hotelet brandname. Pse e propozoj? Sepse çdo furnizim i këtyre hoteleve nga letra higjienike deri te pijet alkoolike paguajnë vetëm 6% TVSH. Në dallim nga çdo produkt tjetër dhe çdo konsumator familjar duke nisur nga çmimi i bukës. Natyrisht kjo masë u mor për ti favorizuar, por unë them se mjafton një favor dhe ai është e drejta që i kemi dhënë hoteleve brandname të drejtën për të organizuar lojëra fati dhe kazino brenda ambienteve të tyre, të drejtë që ia kemi hequr të gjithë pjesës tjetër të ekonomisë", tha Braçe.

Propozimi i dytë lidhej me faktin se ish-numri dy i qeverisë, socialisti Braçe kërkoi mos favorizimin e atyre bizneseve që ndërtojnë në zonat turistike në vijën bregdetare dhe rezidenciale jashtë qyteteve.

"Kam propozuar heqjen e përjashtimit për furnizimin me tokë dhe me ndërtesë, me tokë për qëllime ndërtimi e me ndërtese në shitjen e parë për të gjitha zonat rezidenciale të ngritura jashtë qyteteve të Shqipërisë dhe në vijën bregdetare. Të gjithë këtyre sipërmarrësve iu është bërë një favor, i është dhënë tagri si investitor strategjik, e favori i dytë që i kemi dhënë territore në zonën bregdetare. Ka një kosto të madhe për turizmin që po zë shtëpi për ata që kanë shtëpi dhe që nuk funksionon në pjesën më të madhe të vitit, por në krahun tjetër toka është e humbur në zonën bregdetare dhe rurale. Për të ndaluar zaptimin e tokës, natyrisht që ne të taksojmë qoftë furnizimin me tokë dhe në blerjen e parë", tha Braçe.

Ai gjithashtu kërkoi që të hiqet favorizimi për pijet energjike dhe birrën në vend. " Propozoj për pijen e energjike heqjen e përjashtimit 42 mijë tonë, pra që shqiptarët që i paguajnë për pijet energjike, Rivendosjen nën regjimin e akcizës.  Për në favor është diskutuar prej vitesh, është akciza për birrën, 1-200 mijë hektolitër. Por nuk mundet që favorizimi të jetë për gjithë jetën. Nëse për bujqit po skotojnë favoret fiskale, këtu te birra kemi me vite me radhë që nuk heqim këtë favorizim, Të hiqet kjo fashë. Një sistem fiskal të drejtë dhe të barabartë", tha Braçe.

Ai gjithashtu theksoi se nuk mundet që 140 deputetë të votojnë pro favorit të një kompanie të vetme duke dëmtuar një tjetër.

" Qumështi barista, në vitin 2018, u tentua të kalohet një ligj, që kishte ardhur për vetëm një kompani, që sillte, frigoriger me një derë. Një kompani ka që importon, qumështin barista, e një e prodhon, shkon që 140 burra e gra që të votojnë një ligj për një kompani, njërën për të dëmtuar dhe tjetër për ta ndihmuar", tha Braçe.

Sa i përket përjashtimit të taksës që qumështit pluhur, ajo bëhet nul.

 "Sot nuk ka firma që prodhon dhe shkruan se unë prodhoj me qumësht pluhur, se qeveria nuk ka na than se ku shkojnë 1400 tonë qumësht pluhur, por jo ai po ai i hirrës. Se është i shtrenjtë qumështi pluhur, 75 lekë, por qumështi i hirrës me 20 lekë. Për këtë arsye kam propozuar se përjashtimi për fabrikat e mëdha të hiqet. Siç përdoret qumështi pluhur, përdoret edhe voji i palmës, kam propozuar një takës 1015 për litër, që të bëhet i papërdorshëm", theksoi Braçe.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore