Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Shteti do të shesë gaz me pakicë, ERE licencon Albpetrol

Shteti do të shesë gaz me pakicë, ERE licencon Albpetrol

Shteti do të hyjë në tregun e shitjes me pakicë të gazit natyror përmes kompanisë Albpetrol. Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar kërkesën e kompanisë shtetërore për licencim në këtë sektor, praktikisht duke i shtuar tregut një konkurrent me burime të mjaftueshme njerëzore e financiare për të ndikuar në çmimin e këtij produkti, kërkesa për të cilin sa vjen e rritet.

“ERE vendosi të licencojë shoqërinë “Albpetrol” sh.a., në aktivitetin e furnizimit të gazit natyror (shitje me pakicë), për një afat 10-vjeçar”, thuhet në vendim.

“Albpetrol” sh.a., shoqëri në pronësi 100 për qind të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë duhet të depozitojë çdo tre muaj në ERE çdo dokument pronësor dhe mjedisor që i shërben ushtrimit të veprimtarisë së licencuar dhe të dokumentojë në ERE brenda gjashtë muajve kryerjen e të gjitha pagesave ndaj institucionit të tatimeve.

Por, suksesi i Albpetrol në këtë fushë do të varet nga menaxhimi dhe përmbushja e kushteve jo vetëm për të zënë vend në treg, por edhe për të ruajtur licencën e fituar.

Licencimi është pjesë e një masterplani të hartuar për furnizimin me gaz të vendit nga rrjeti i gazsjellësit TAP, që ka mbyllur punimet.

Albpetrol aplikoi për licencë që në vitin 2019, kur iu kërkua që të plotësojë kushtet që lidhen me aspektin ligjor, administativ dhe pronësor të dokumentacionit, pjesën e garancive financiare dhe fiskale si dhe disa dokumente specifike për llojin e licencës.

Viteve të fundit ka një interes në rritje për sektorin e gazit e nxitur kjo edhe nga fakti që projekti i gazsjellësit TAP që kalon në tre shtete, Shqipëri, Greqi Itali është drejt përfundimit. Ky projekt pritet që ta bëjë vendin tonë jo vetëm një vend transit për transportin e gazit, por edhe një vend që mund të përfitojë nga shfrytëzimi i gazit.

Masterplani i hartuar parashikon gazifikimin e pjesë më të madhe të vendit brenda pak viteve, përmes investimeve në tubacione dytësore që do të lidhen me TAP. Në këto investime pritet që të përfshihet edhe Albpetrol. /Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore