Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Shtetëzimi i bregdetit, qeveria çon në Parlament ligjin, ja ndryshimet e fundit

Shtetëzimi i bregdetit, qeveria çon në Parlament ligjin, ja

Qeveria shqiptare ka dërguar për miratim në Parlament ligjin që parashikon saktësimin e qartë asaj që pronat deri në 500 metër nga bregdeti janë shtetërore.

Në projektligjin e siguruar dhe e dërguar në Parlament, të siguruar nga Gazeta “Shqip” theksohet se “Qëllimi i nismës është plotësimi i kuadrit ligjor ekzistues mbi pronat e paluajtshme të shtetit, duke parashikuar dispozita për përkufizimin dhe identifikimin e bregut e detit, si pronë publike, mbrojtja e posaçme e bregut tëdetit, si një nga pasuritë me interes të lartë publik, e cila përfshin sipërfaqen e tokës përgjatë vijës bregdetare, që është pronë publike e patjetërsueshme”.

Qeveria thekson se rrjedhimisht është e domosdoshme që kjo pronë (bregu i detit) të ketë një trajtim më të ndjeshëm në ligjin “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, i cili, nëse do ta analizonim, është sipërfaqësor në parashikimet dhe rregullimet që përmban për pronat e paluajtshme publike në tërësi, jo vetëm për bregdetin. Aktualisht, ky ligj thjesht liston “vijën bregdetare për të hyrë në tokë”, si një ndër pronat publike, por nuk detajon asgjë lidhur me kuptimin, shtrirjen, kufirin dhe mbi të gjitha statusin e saj.

“Bregu i detit” është sipërfaqja e tokës përgjatë detit, me gjerësi dhe kufi të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi për menaxhimin e integruar të burimeve ujore, e cila është pronë publike e patjetërsueshme”, thuhet një nga amendamentet e propozuara..

Disa ditë më parë në konferencën për shtyp tre ministrat dolën në një konferencë për shtyp kur paraqitën nismën për prishjen e ndërtimeve pa leje. Ministrat Lleshaj, Gjonaj dhe Balluku, por nuk duket se kjo nismë ka lidhje.

Po ndryshe nga drafti i hedhur për konsultim publik, nisma ka pësuar ndryshime, duke theksuar se kjo dispozitë nuk dot ë zbatohet për trojet e dhëna për interes publik.

“Prona të paluajtshme të shtetit, të cilat i kanë kaluar në përgjegjësi administrimi institucioneve qendrore, sipas dispozitave të këtij ligji, për t’u vendosur në dispozicion të subjekteve të së drejtës private që synojnë realizimin e një interesi publik, pa qëllim fitimi, të themeluara dhe që funksionojnë sipas legjislacionit në fuqi për organizatat jofitimprurëse, do të përdoren për aq kohë sa subjekti privat jofitimprures ekziston, destinacioni i përdorimit dhe zhvillimit të pronës nuk ndryshon dhe kur në pronë është kryer investim mbi 5 milionë euro, për qëllimet e aktivitetit të tij”, thuhet në amendamentin e kësaj nismjeje.

Më tej theksohet se “Rregullat dhe procedurat për lidhjen e kontratës së përdorimit pa afat, sipas kritereve të mësipërme, do të miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Në çdo rast, në kontratën e përdorimit do të specifikohet se pronës nuk mund t’i ndryshohet destinacioni. Në asnjë rast kjo pronë, së bashku me ndërtimet, investimet dhe përmirësimet e saj, nuk mund të jetë objekt i asnjë barre hipotekore apo procedure ligjore nga kreditorët e subjektit juridik privat jofitimprurës, për të realizuar vjeljen e detyrimeve që këta kreditorë kanë ndaj personit juridik privat jofitimprurës”.

Ndryshimet

Neni 1
Në nenin 2 shtohet shkronja “ç”, me këtë përmbajtje:
“ç) “bregu i detit” është sipërfaqja e tokës përgjatë detit, me gjerësi dhe kufi
të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi për menaxhimin e integruar të
burimeve ujore, e cila është pronë publike e patjetërsueshme.”.
Neni 2
Në shkronjën “a”, të pikës 1, të nenit 3, pas fjalëve “… vija bregdetare për të hyrë
në tokë …” shtohen fjalët “… bregu i detit …”.
2
Neni 3
Pas nenit 16 shtohet neni 16/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 16/1
Pronat e shtetit në përgjegjësi administrimi të institucioneve qendrore që i
kalojnë me destinacion palëve të treta
Prona të paluajtshme të shtetit, të cilat i kanë kaluar në përgjegjësi administrimi
institucioneve qendrore, sipas dispozitave të këtij ligji, për t’u vendosur në
dispozicion të subjekteve të së drejtës private që synojnë realizimin e një interesi
publik, pa qëllim fitimi, të themeluara dhe që funksionojnë sipas legjislacionit në
fuqi për organizatat jofitimprurëse, do të përdoren për aq kohë sa subjekti privat
jofitimprures ekziston, destinacioni i përdorimit dhe zhvillimit të pronës nuk
ndryshon dhe kur në pronë është kryer investim mbi 5 milionë euro, për qëllimet
e aktivitetit të tij.
Rregullat dhe procedurat për lidhjen e kontratës së përdorimit pa afat, sipas
kritereve të mësipërme, do të miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Në çdo rast, në kontratën e përdorimit do të specifikohet se pronës nuk mund t’i
ndryshohet destinacioni.
Në asnjë rast kjo pronë, së bashku me ndërtimet, investimet dhe përmirësimet e
saj, nuk mund të jetë objekt i asnjë barre hipotekore apo procedure ligjore nga
kreditorët e subjektit juridik privat jofitimprurës, për të realizuar vjeljen e
detyrimeve që këta kreditorë kanë ndaj personit juridik privat jofitimprurës.”.
Neni 4
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrt

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore