Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Shqiptarët shpenzojnë gjysmën e të ardhurave për ushqim, alkool e duhan

Shqiptarët shpenzojnë gjysmën e të ardhurave për

Shqiptarët shpenzojnë pothuajse gjysmën e të ardhurave të tyre familjare për ushqime, alkool dhe duhan. Gjetjet janë publikuar nga INSTAT në raportin vjetor “Shqipëria në Shifra”.

INSTAT thotë se struktura e shpenzimeve mesatare mujore për konsum të familje, sipas 12 grupeve kryesore të konsumit tregon se grupet “Ushqime, pije alkoolike dhe duhan” zënë peshën kryesore në buxhetin familjar me 45,0 %, duke ruajtur të njëjtën tendencë me vitin e kaluar.

Këto grupe kanë shënuar një rënie të shpenzimeve mesatare për konsum mujor krahasuar me vitin 2018, me rreth 3,1 pikë përqindje. Ndërsa rritje prej rreth 0,6 pikë përqindje është regjistruar në grupin “Të tjera mallra dhe shërbime”, grup i cili i dedikohet më së shumti shpenzimeve për kujdes personal.

Përqindja e buxhetit të NjEF për grupin “Arsim”, zë një peshë prej 3,1 % duke shënuar rritje prej 0,1 pikë përqindje krahasuar me vitin 2018.

Grupet e shpenzimeve për banesën energji elektrike, ujë, lëndë djegëse, qira e paguar dhe mobilim zënë 16,8 % të totalit të buxhetit familjar duke shënuar rritje prej 0,2 pikë përqindje krahasuar me vitin e mëparshëm.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore