Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Shqiptarët më pak optimistë për ekonominë

Shqiptarët më pak optimistë për ekonominë

Besimi i përgjithshëm i qytetarëve dhe bizneseve të ekonomia ra lehtë përgjatë muajit gusht. Banka e Shqipërisë publikoi rezultatet e vrojtimit të besimit ekonomik, që për gushtin ra me 0.6 për qind.

Rënia më e madhe, sipas BSH u vu re te tregtia, ndërsa sa u takon shërbimeve, konsumit dhe ndërtimit qytetarët e bizneset u shfaqën më optimistë. Gjithsesi, sipas BSH, besimi se ekonomia do të përmirësohet sërish mbetet në nivele të kënaqshme dhe mbi nivelin e mesatares historike.

Banka qendrore thotë se besimi në tregti ra me 13.5 për qind në krahasim me korrikun. Treguesi i besimit të industrisë shënoi rënie me 0.9 pikë përqindje krahasuar me muajin e kaluar, i ndikuar kryesisht nga vlerësimet më pak pozitive të bizneseve për ecurinë e kontratave porositëse nga eksportet. Industria parashikon rënie të prodhimit, çmimeve dhe të punësimit në muajt në vijim.

Treguesi i besimit në ndërtim vijoi prirjen rritëse në muajin gusht, duke qëndruar në nivelin më të lartë të pesë viteve të fundit. Indeksi u rrit me 0.8 pikë përqindje në krahasim me një muaj më parë. Kjo rritje pasqyroi vlerësimin e bizneseve për një nivel më të lartë të porosive aktuale, ndonëse vlerësimi i bizneseve në lidhje me aktivitetin ndërtues ishte më i ulët se një muaj më parë.

Edhe treguesi i besimit në shërbime regjistroi rritje për të pestin muaj rresht, duke arritur nivelin më të lartë të tre viteve të fundit. Rritja e tij me 0.8 pikë përqindje në muajin gusht u ndikua kryesisht nga komponenti i lidhur me kërkesën.

Edhe treguesi i besimit konsumator shënoi rritje në muajin gusht, duke iu rikthyer rritjes të regjistruar në pjesën më të madhe të vitit. Megjithatë, niveli i tij qëndron ende nën mesataren e vet afatgjatë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore