Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Shqipëria blen energji me çmime rekord, gushti “djeg” dyfishin e korrikut

Shqipëria blen energji me çmime rekord, gushti “djeg”

Temperaturat e larta kanë rritur ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike përgjatë gjysmës së parë të muajit gusht, ndërkohë që moti përgjithësisht i thatë i kësaj vere ka bërë që Shqipëria të blejë energji elektrike në sasi rekord në këtë periudhë.

Sipas të dhënave zyrtare të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, deri më 15 gusht shuma e shpenzuar për blerje energjie elektrike tejkalon 7 milionë eurot, ose rreth 2 milionë euro më shumë se e gjitha shuma e përdorur për blerje energjie elektrike përgjatë të gjithë muajit korrik, që ishte rreth 5 milionë euro.

Përveç sasisë më të madhe të energjisë të blerë në gjysmën e parë të këtij muaji, edhe çmimi i blerjes së saj është shumë herë më i lartë. Çmimi kulmon me lotin 2 të tenderit të datave 11-13 gusht, ku një MwH është blerë me 145.07 euro.

Energjia e importuar deri më tani shkon në rreth 50 mijë MwH, ku pjesa dërrmuese është blerë me çmimin mbi 140 euro për MwH.

Kostoja totale financiare e importit të energjisë elektrike për muajin gusht mund të shkojë të paktën 10 milionë euro, pas hapjes procedurave tenderuese për blerjen e rreth 36 mijë MwH energji elektrike për përmbylljen e këtij muaji.

Aktualisht, çmimet në bursat ndërkombëtare të energjisë janë të rritura ndjeshëm për shkak të kostos së prodhimit të kësaj energjie dhe kërkesës së lartë që shoqëron këtë sezon. / Gazeta Shqip

Shqipëria blen energji me çmime rekord, gushti “djeg”

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore