Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Shqetësimet e biznesit amerikan në Shqipëri, Tabaku: Taksat e larta, prodhojnë korrupsion dhe oligarki

Shqetësimet e biznesit amerikan në Shqipëri, Tabaku: Taksat e

Deputetja e PD-së, e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me publikimin e indeksit të Dhomës Amerikane të Tregtisë për 2020 rënien është shënuar rënia më e madhe e besimit në ekonomi nga bizneset amerikane që nga 2012.

Sipas asaj që deklaron Tabaku, ky është një sinjalizimim i një krize të fortë besimi që nuk duhet të anashkalohet.

Reagimi i plotë:

Rënia më e madhe e besimit në ekonomi, 37.6 % bizneseve amerikane mendojnë që ekonomia do ecë për mirë, niveli më i ulët që kur indeksi u krijua ne 2012.

Raporti i fundit i AmCham është një sinjalizim i një krize të thellë besimi që nuk mund të anashkalohet me debate të pasinqerta, as me propagandën e ditës.
Kjo ka sjellë dhe rënien e besimit të biznesit në ekonomi, pasi indeksi ka shkuar në 37.66 duke prekur nivelin më të ulët që nga 2012.

Arsyet kryesore të humbjes së shpresës dhe besimit në ekonomi janë: taksat e larta që prodhojnë korrupsion dhe monopol+oligarki.
- 60% e bizneseve të intervistuara janë kundër sistemit të taksave dhe tatimeve të ngritura nga everia. E konsiderojnë të pandershëm dhe jo të drejtë.
- Taksat e larta dhe të padrejta prodhojnë një sistem të korruptuar ku nuk është më i miri që përfiton por më i pandershmi.
33.4% e bizneseve shprehen se niveli i korrupsionit është rritur ndjeshëm dhe që është në çdo qelizë të shoqërisë dhe qeverisë.
- Ekonomi e centralizuar dhe komanduar nga oligopolet dhe monopolet. Indeksi i një ekonomie jo të lirë por të qeverisur nga monopolet dhe oligopolet është përkeqësuar pasi ky indikator është i tretë në renditje dhe më i përkeqësuari.
Janë këto triniteti i të këqijave që më pas prodhon një burokraci të madhe, tarifa dhe letra të pafundme që më shumë i hanë kohë biznesit në zyra se sa i japin mundësi të prosperojë.
Zgjidhja e vetme është që të ndryshohet kursi, por askush nuk beson se kjo mazhorancë dhe kjo qeveri do të ndryshojë kursin.
Sa më shumë kjo qeveri vazhdon të ushtrojë pushtetin e saj aq më shumë do të rritet pakënaqësia, varfëria dhe bizneset do të fundosen.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore