Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Shpikësi i Bitcoin siguron 54 miliardë dollarë asete

Shpikësi i Bitcoin siguron 54 miliardë dollarë asete

Një shkencëtar kompjuterash, i cili pretendon se shpiku Bitcoin-in ka fituar një çështje gjyqësore që e lejon atë të mbajë një sasi të kriptomonedhës me vlerë miliarda dollarë.

Një juri hodhi poshtë pretendimet se ish-partnerit i biznesit të Craig Wright i takonte gjysma e aseteve.

Si rezultat, Wright do të mbajë 1.1 milion Bitcoin, sot me një vlerë 54 miliardë dollarë në treg.

Megjithatë, ai do t'i paguajë 100 milionë dollarë familjes së Dave Kleiman për shkelje të pronësisë intelektuale.

Familja e zotit Kleiman, një ekspert i sigurisë kompjuterike i cili vdiq në vitin 2013, tha se ata kishin punuar së bashku për të krijuar Bitcoin-in e parë në ekzistencë dhe se Wright e kishte vjedhur atë.

Shpikja e kriptomonedhës në vitin 2008 u përshkrua në një letër të bardhë të botuar me pseudonimin Satoshi Nakamoto.

Që nga viti 2016, Ëright ka pohuar se ai është Nakamoto, megjithëse ky pretendim është kontestuar nga shumë persona të tjerë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore