Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Shpërthimi i Covid/ Posta jep njoftimin për pensionistët për tërheqjen e parave

Shpërthimi i Covid/ Posta jep njoftimin për pensionistët për

Shifrat në rritje të të prekurve nga Covid-19 si dhe radhët e gjatë në kryerjen e shërbimeve apo të tërheqjes së pagesës mujore të pensionistëve kanë alarmuar Postën Shqiptare.

Me anë të një njoftimi për median, Posta kërkon që pensionistët të marrin në shtëpi pensionin e tyre mujor dhe të shmangin radhët e gjata, por mbi të gjitha të rrezikun e ndonjë infektimi nga Covid-19. Pavarësisht se kërkohet ruajtja e disntancimit fizik, kjo gjë nuk zbatohet dhe në shumë pika të Posta ka kaos dhe radhë të gjata.

Njoftimi i plotë

Nisur nga situata e krijuar nga përhapja e Covid-19 në vend, Posta Shqiptare përsërit thirrjen drejtuar të gjithë pensionistëve dhe qytetarëve që marrin shërbime postare-financiare në zyra postare, të respektojnë protokollin e masave sipas udhëzimit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, duke ruajtur distancimin fizik dhe duke mbajtur masat mbrojtëse.

Ndonëse nga ana e punonjësve të zyrave të Postës Shqiptare bëhen të gjitha përpjekjet për ruajtjen e distancave dhe sigurisë gjatë ofrimit të shërbimit, është shumë i rëndësishëm edhe bashkëpunimi nga ana e qytetarëve.

Posta Shqiptare, në kuadër të parandalimit të radhëve të gjata apo ndonjë mundësie infektimi në këtë situatë të pazakontë, njofton se prej disa vitesh, ofron për të gjithë pensionistët shërbimin “Shpërndarja e pensionit në adresë”.

“Shpërndarja e pensionit në adresë” është alternativa e duhur për të mbrojtur pensionistët në këtë situatë të pazakontë pandemie dhe radhëve të gjata në temperaturat e larta të gushtit. Shpërndarja e pensioneve në banesë për mbi 500 mijë pensionistë në të gjithë vendin, gjatë periudhës së karantinës, provoi se Posta Shqiptare i ka të gjitha kapacitetet shpërndarëse për të ofruar këtë shërbim me shpejtësi dhe siguri.

Pensionisti ose një anëtar i familjes së tij mund të paraqitet në zyrë postare, të plotësojë një formular aplikimi për përfitimin e këtij shërbimi dhe pensioni do të shpërndahet sipas grafikut të përcaktuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Posta Shqiptare dhe punonjësit e shërbimit janë në dispozicion të qytetarëve për të asistuar në përfitimin e këtij shërbimi.

Gjithashtu, Posta Shqiptare, vazhdon fushatën e ndërgjegjësimit dhe komunikimit me qytetarët në terren.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore