Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Shpenzimet rritën, pagat jo! Dalin shifrat e INSTAT: Sa duhet të paguajnë familjet shqiptare për të jetuar, sipas qyteteve

Shpenzimet rritën, pagat jo! Dalin shifrat e INSTAT: Sa duhet të

Rreth 83 mijë lekë i duheshin mesatarisht një familje shqiptare me katër persona për të mbyllur shpenzimet e muajit në 2020-ën.

INSTAT ka publikuar të dhënat nga anketa e buxhetit të familjes, ku vihet re se shpenzimet janë rritur me 1.5%.

Grupet kryesore që kanë ndikuar në rritjen e shpenzimeve për familjet shqiptare janë shëndetësia dhe ushqimet. Për shëndetësinë, shqiptarët kanë harxhuar 28% më shumë se vitin e kaluar që në shifra reale përkthehet në rreth 10 mijë lekë të reja më shumë.
Ndërsa për ushqime, familjet harxhojnë 41.6% gati gjysmën e të ardhurave të tyre, të cilat vijnë me rritje 0.3% nga viti i kaluar. Ndërkohë, grupi ku shpenzimet u ulën më shumë ishte argëtimi dhe kultura, me 26%.

Nga viti në vit, shpenzimet e familjeve rriten në të njëjtën normë me nivelin e inflacionit. Duke parë krizën e re energjetike dhe rritjen e çmimeve në pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë pritet që inflacioni të shkoj deri në 4% këtë vit në vendin tonë. Kjo mund të sjellë një “furtunë” të vërtetë në shpenzimet familjare, teksa zëri që pritet të preket më shumë është shpenzime për banesën ku përfshihen energjia, uji dhe lëndët djegëse.

Ndërkohë në qarkun e Tiranës i duhen afërsisht 1 milionë lekë për të mbyllur muaji, ndjekur nga qarku i Korçës dhe Fieri.
Ndërsa, qarqet me nivel më të ulët të shpenzimeve mesatare mujore për konsum janë qarku i Kukësit dhe i Dibrës me rreth 70 mijë lekë në muaj.

Paga mesatare në Shqipëri sipas INSTAT qëndron në 56.710 lekë, duke e bërë të pamundur që një individ i vetëm të përballojë kostot e familjes, ndërkohë që me rritjen e çmimeve hendeku pritet të thellohet akoma edhe më shumë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore