Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Shpallet gara/  Milot-Fier me pagesë, shteti garanton 121 milionë euro

Shpallet gara/  Milot-Fier me pagesë, shteti garanton 121 milionë

Shpallet zyrtarisht me dokument njoftimi Gara për PPP/Koncesioni segmenti Milot Thumanë Kashar-Luz i Vogël Fier. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë publikoi pas rreth dy javësh nga shpallja zyrtare e procedurës në një aktivitet të posaçëm garën për rrugën Milot-Fier. Në objekt të kontratës do të jetë  “Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor Milot-Thumanë-Kashar- Luzi i Vogël- Fier”.

Ashtu sikurse ka ndodhur edhe me kontratat të mëparshme të bëra publike(rasti më i fundit Aeroporti i Vlorës që ka mbetur pezull) shteti ka marrë përsipër të garantojë trafikun e munguar në këtë seksion rrugor. Fati i paraqitjes së ofertave nga kompanitë e interesuara për këtë rrugë në formë koncesioni  është deri më 20 shtator të këtij viti.

Sipas dokumenteve qeveria është angazhuar që të garantojë maksimalisht 121 milionë euro për koncesionarin për 17 vitet e para të operimit nga vitit 2024 që parashikohet të jetë viti i parë deri në vitin 2040 teksa të ardhurat bazë përgjatë kësaj periudhe janë vlerësuar 1.7 miliardë euro. Koncesioni ka një afat 35-vjeccar, por trafiku do të garantohet për më pak se gjysmën e viteve te operimit.  Kjo është garancia maksimale që ka vlerësuar qeveria në dokumentet e saj dhe si kriter përzgjedhës për operatorin do të funksionojë skema se kush do kërkojë më pak garanci nga shteti.

Sipas tabelës së dhënë nga MIE në vitin e parë të operimit të ardhurat bazë të vlerësuara nga shteti janë 60 milionë euro dhe garancia maksimale nga shteti është 4.2 milionë euro. Në vitin e dytë 2025 të ardhurat e parashikuara janë 62.6 dhe maksimumi që mund të garantojë shteti janë 4.3 milionë euro. E kështu vazhdon logjika me një garanci maksimale prej 7 për qind të vlerës bazë të të ardhurave deri në 2040 kur parashikohet që vlera bazë e të ardhurave të jetë 1.7 miliardë euro për koncesionarin dhe maksimumi i garancisë që mund të jetë dhënë nga shteti në rast të mungesës së trafikut 121 milionë euro.

“Koncesionari (fituesi i procedurës se konkurimit) mund të mbështetet nga Shteti, deri në shumën (e Garancisë) përcaktuar në ofertën e tij. Koncesionari mund ta marrë këtë “shumë mbështetëse për garancinë” përgjatë periudhës se Koncesionit dhe mbulon nga viti i pare i operimit deri ne 2040 – vjetore. “Shuma totale për garancinë”’ nuk mund të tejkalojë vlerën 121.324.770 Euro” thuhet në dokumente.

Qeveria ka parashikuar që kjo pjesë pra e garancisë së shtetit të ketë edhe shumicën e pikëve kur vjen puna tek vlerësimi i ofertës financiare me plot 40 pikë. Sa i takon elementëve të tjerë të ofertës financiare  Garancia e nivelit fillestar (nën nivelin e te ardhurave baze shteti nga viti i pare i operimit deri ne 2040)  vlerësohet me  20 (Njëzet) pike.

 

“Çdo Ofertues ka të drejtë të përfshijë një “shumë mbështetëse për Garancinë” nga shteti në ofertën e tij. Ofertuesi mund të përcaktojë “nivelin fillestar” në bazë të së cilit mund të kërkojë një pjesë të “shumës mbështetëse” në lidhje me të ardhurat për çdo vit. Kjo do te shprehet si përqindje % sic parapërcaktohet ne tabelën e mëposhtme si baza shtetërore e te ardhurave. Për shembull, nëse një ofertues ofron -10% te te ardhurave të raportuara do të fitojë më shumë pike se një tjetër që ofron – 5%” thuhet në sqarimin e MIE.

Shpallet gara/  Milot-Fier me pagesë, shteti garanton 121 milionë

Shkalla e tarifës për kilometra për automjet konsiderohet elementi i tretë i ofertës financiare dhe maksimalisht është lënë në nivelin 00.75 euro/km. “Ofertuesi me tarifën më të ulët të kategorisë 2 (dy) “Automjete te lehta, do të vlerësohet me më shumë pikë, ku 0.075 eur/km është niveli maksimal. Ccdo ofertë mbi nivelin maksimal (0.075 eur/km) do te s’kualifikohet” vlerëson MIE.

Afati i koncesionit

Afati i koncesionit është 35 vite. Për secilin segment ka një përshkrim të afateve të vënies në punë. Kosto koncesionare e përllogaritur është 1.118 miliard euro. Financimi parashikohet privat me rikthim nga tarifa e përdorimit të rrugës.

Ky koncesion përbëhet nga 6 segmente si dhe vijon:

Seksioni 1: Milot -  Thumanë 13.5 km i gjatë.

Seksioni 2: Thumanë – Kashar 20 km i gjatë.

Seksioni 3: Kashar Pezë Helmës 9 km i gjatë

Seksioni 4: Pezë Helmës Luz i Vogël 24 km i gjatë.

Seksioni 6: Rrogozhinë fillimi i Bypass Fier 38 km i gjatë.

Procedura Konkurruese është e hapur dhe dokumenti në Pasaportën e tenderit shpjegon kriteret kualifikuese dhe vlerësuese. Kontrata do të hyjë në fuqi pas nënshkrimit nga palët dhe pas botimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave dhe Miratimit të saj në Fletore Zyrtare.

PPP koncesion për Projektim Ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor Milot – Thumanë – Kashër - Luz i Vogël - Fier është prezantuar si pjesë e Korridorit Adriatiko – Jonian (AIC) dhe është identifikuar si pjesë e Korridorit TEN-T Mesdhetar duke shtrirë korridorin kryesor të rrjetit të BE në Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjithë ky korridor parashikohet 1550 km. Në Ballkanin Perëndimor, korridori kalon nëpër Mal të Zi (afërsisht 7% e gjatësisë totale) dhe Shqipëria ka afërsisht 20% të gjatësisë totale ose 300 km.

Projekti i propozuar një segment rrugor me pagesë nga Miloti në Fier rreth 115 km është 37% e AIC Shqiptare dhe 7.5 % e Korridorit të përgjithshëm të Mesdheut.  Një pjesë e rrugës së propozuar janë shtrirje të reja dhe rrugë ekzistuese të përmirësuara në autostradën e kategorisë A dhe rrugë interurbane kryesore Kategoria B. Rruga përfshin gjithashtu tunelet dhe urat e nevojshme, nënkalimet, mbikalimet, gardhet e sigurisë, rrugët e shërbimit, hyrje daljet e kontrolluara, stacionet e pagesave, zonat e parkimit dhe sistemin e monitorimit të transportit.

Studimi i Fizibilitetit vjen si Instrument i Projektit të Infrastrukturës, Asistenca teknike 5, TA2015030RO IPA

Shpallet gara/  Milot-Fier me pagesë, shteti garanton 121 milionë

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore