Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Shiu "mbush" Fierzën, KESH nxjerr të dhënat: Përmirësohet situata energjetike

Shiu "mbush" Fierzën, KESH nxjerr të dhënat:

Reshjet e ditëve të fundit duket se kanë përmirësuar situatën në hidrocentrale, duke na dhënë një ndihmë në përballimin e krizës energjetike për të cilën, qeveria ka disa javë që flet.

Situata aktuale në kaskadën e lumit Drin, pas reshjeve të ditëve të fundit, paraqitet:

Prurjet natyrore në kaskadën e Lumit Drin, sipas KESH, janë 1220 m3/s.

Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

-Hec Fierzë 267.5 mmnd,

-Hec Koman 169.7 mmnd,

-Hec Vau i Dejës 74.3mmnd

KESH bën të ditur se, niveli maksimal për shfrytëzim normal në Fierzë gjatë operimit është 296 mmnd.

Aktualisht po prodhohet 10.150 Mwh me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe Hec Vau i Dejës. Hec Fierzë nuk po prodhon energji me qëllim akumulimin e prurjeve dhe rritjen e rezervës energjitike. /Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore