
Shëndetësisë i shtohen 16 mln euro/ Shkurtohen shpenzimet për shumë institucione
Emergjenca shëndetësore e Covid -19 ka detyruar Ministrinë e Financave të rishpërndajë sërish fondet buxhetore duke i orientuar ato në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Nga rialokimet e fundit këtij dikasteri i janë shtuar 2 miliardë lekë.
Sipas vendimit që ka hyrë tashmë në fuqi pas Botimit në Fletoren zyrtare, kjo shtesë fondi ekuivalente me 16 milionë euro do të shkojë më konkretisht për programin e “Përkujdesjes Sociale.”
Janë në total 16 ministri dhe institucione të tjera që janë prekur nga ky vendim me pakësim të fondeve, duke ulur kryesisht shpenzimet për Kuvendin, Kryeministrinë, Ministrinë e Bujqësisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor si dhe Institutin e Statistikave.
Më shumë fonde buxhetore janë marrë nga Ministria e Mbrojtjes me 367 milionë lekë si dhe ajo e Financave përkatësisht me 355 milionë lekë, ku te kjo e fundit janë prekur menaxhimi i të ardhurave tatimore si dhe tregu i punës. Ndërsa, rishpërndarje janë bërë edhe brenda Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kryesisht në zërat e shërbimit të kujdesit dytësor dhe shërbimet e shëndetit publik.
Përballë situatës së përkeqësuar me pandeminë, ekzekutivi ka kërkuar ndihmë edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare për rritjen e kapaciteteve për trajtimin e të prekurve me Covid si dhe mbrojtjen e shëndetit publik.
Në Kuvend ka mbërritur edhe një marrëveshje për kredi mes qeverisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Një hua që arrin vlerën e 15 milionë euro dhe do të vihet në funksion për përballimin e pandemisë Covid-19 pas miratimit në Parlament./Top Channel


Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >


Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >



Pse populli nuk e kupton që zgjedhjet e 25 Prill janë shitur në tavolinë?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Pakti detar/ Dendias trondit Shqipërinë: 12 miljet në Jon na japin 13 00...
Historia e plotë >
Një hetim i ri ndaj Trump, Clinton-Pelosit: Mund të ketë folur me Putin ...
Historia e plotë >
Brataj: Kush ka shenja, duhet ta konsiderojë veten të prekur me COVID

“Covid-19 aktivizon sindromën e rrallë dhe fatale për fëmijët”

Vetëvrasja e pacientit me Covid/ Reagon PD, Pampuri: Ministres i ka dalë situata totalisht nga kontrolli
Biznes


Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >

