Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

SHBA "miniera" më e madhe e BitCoin / Zë më shumë se një të tretën

SHBA "miniera" më e madhe e BitCoin / Zë më shumë

Vendimi i Kinës që shpalli të jashtëligjshme çdo transaksion me kriptovaluta orientoi tregun e “minierave” të monedhave virtuale drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deri para vendimit të marrë në muajin qershor të këtij viti, Kina prodhonte rreth 75 për qind të BitCoin dhe të kriptovalutave të tjera në rang global.

Vendimi i Kinës çoi fillimisht me një rënie prej 38 për qind të “minierave” të kriptovalutave, por kjo rënie u kompensua shpet me një rritje prej 20 për qind në muajt korrik dhe gusht, që do të thotë se pajisjet e prodhimit të kriptovalutave që deri në qershor ishin përdorur në Kinë u transferuan në vende të tjera ku rinisën punën.

“Minierat” e prodhimit të kriptovalutave kërkojnë sasi të mëdha energjie, që konsumohet nga pajisjet e ngritura të posaçme me kompjutera që kanë procesorë dhe karta grafike të fuqishme. Janë këto të fundit konsumatorët kryesorë të energjisë.

Në bazë të konsumit të energjisë elektrike, Qendra për Financa Alternative e Kembrixhit thotë se sot është SHBA prodhuesi kryesor i kriptovalutave. Vetëm Bitcoin, që është kriptovaluta më e përhapur në botë prodhohet në 35.5 për qind të masës së tij në SHBA.

Çudia është se në vendin e dytë është ngjitur Kazakistani me 18 për qind. Kjo rritje e këtij vendi mendohet se lidhet me mbylljen e këtyre aktiviteteve në Kinë, që në pjesën më të madhe mund të jenë zhvendosur pikërisht në këtë shtet.

Në vendin e tretë renditet Rusi me 11 për qind të totalit të Bitcoin të prodhuar në shkallë globale.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore