Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Sejko: Vendi në recesion, por presim ringritje në vitin 2021

Sejko: Vendi në recesion, por presim ringritje në vitin 2021

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genc Sejko deklaroi se vendi është në recension por rënia ekonomike ka rezultuar më e ulët sesa ka parashikuar BSH dhe FMN-ja.

Në një intervistë për emisionin Top Talk në Top Channel, Sejko tha se edhe pse me dy goditjeve të rënda siç janë tërmeti 26 nëntorit dhe pandemia, “ekonomia shqiptare mbahet në këmbë. Prisnim në rënie me 7-8% por mund të themi se kjo shifër që do të jetë 5-6%”.

Sipas Sejkos, në vitin 2021 pritet një rritje e rëndësishme e ekonomisë, duke marrë parasysh të dhënave që vijnë për vaksinën.

“Nëse përfundon pandemia, ekonomia ringrihet. Kështu ndodh pas çdo krize. Ka elementë pozitivë; inflacioni i pa tronditur, kursi këmbimit stabël, tregjet e qeta. Sektori bankar i shëndetshëm, që ndikojnë në situatën e përgjithshme”, tha Guvernatori i BSH.

Sipas tij turizmi është një nga sektorët nga më të goditur të ekonomisë gjatë pandemisë, por shtoi ai lajmet për vaksinën i kanë dhënë një optimizëm të gjithë tregjeve botërore dhe shpresohet për mirë. Sejko shtoi se buxheti këtë vit edhe pse vit i rëndë, ka një tepricë prej 35 miliardë lekësh./GazetaShqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore