Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Saga e naftëtarëve të Ballshit, flet avokati:Vendimet gjyqësore në letër, zgjidhja në duart e shtetit

Saga e naftëtarëve të Ballshit, flet avokati:Vendimet

Prej vitesh punonjësit e rafinerisë së Naftës në Ballsh kanë mbetur në udhëkryq si pasojë e keq menaxhimit të uzinës nga kompani të papërgjegjshme. Një prej tyre, ARMO, ish-kompania që shpalli falimentin disa vite më parë, nga gjyqi i fituar prej naftëtarëve është e detyruar t’i shlyejë atyre mbi 20 paga mujore, por asnjë prej naftëtarëve nuk kanë marrë asnjë qindarkë deri tani.

Por ku qëndron problemi i zbatimit të vendimit gjyqësor ndaj ish-kompanisë ARMO? Edison Hoxha është një nga ekspertët ligjorë që kanë mbrojtur çështjen e naftëtarëve të Ballshit dhe për gazetën “Shqip” ka shpjeguar situatën dhe zgjidhjet e mundshme të kësaj çështje kaq të njohur mediatike e megjithatë pa asnjë zgjidhje deri tani.

Hoxha, i pyetur nga “Shqip” tha se në sajë të një padie kolektive, pjesa më e madhe e punonjësve kanë fituar me vendim gjyqësor një numër të konsiderueshëm pagash në varësi të vjetërsisë në punë që kishte secili.

“ARMO ka qenë pala paditëse dhe pothuajse të gjitha proceset kanë përfunduar që në shkallën e parë duke marrë formë të prerë pasi ARMO nuk ka shfaqur interes dhe nuk ka bërë asnjë ankimim. Mendoj se në gjyq duhet të paraqiteshin dhe kompani të tjera pasi atëherë ARMO zotërohej dhe nga kompani të tjera dhe kjo do ta bënte më të lehtë zbatimin e vendimeve gjyqësore”, tha eksperti ligjor Edison Hoxha.

Hoxha tha se janë kryer procedurat përmbarimore, por për shkak të mungesës së të ardhurave dhe aseteve të lira nga ARMO, nuk është kryer likuidimi i naftëtarëve.

Vetë këta të fundit nuk janë informuar nga zyra përmbarimore për hapat që do të ndiqen në vazhdim për të mundur ekzekutimin. Rezulton që punonjeesit nuk janee tee informuar siç duhet nga zyra peermbarimore peer pengesat konkrete nee ekzekutimin e vendimeve gjyqeesore dhe hapat qee do tee ndiqen nee vazhdim.

Por a ka shpresë për naftëtarët? Avokati Edison Hoxha shprehet  se zgjidhja është në duart e shtetit. Sipas tij dy janë alternativat e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore që naftëtarët të marrin detyrimet e prapambetura.

E para është nëse gjendet likuiditet apo asete të lira në emër të ish- kompanisë ARMO sh.a.

Ndërsa alternativa e dytë, sipas Hoxhës, është që në rast të nisjes së procedurës së falimentit, sipas nenit 605 të kodit Civil, do të ngelen likuiditete pas ekzekutimit të kredive të radhës së parë.

Hoxha thotë se ka hapësira për një zgjidhje dhe kjo është në dorë të shtetit. “Personalisht mendoj se shtetëzimi nga shteti i i kompanisë është ndërhyrje ekstreme pasi do ta përballte atë me konflikte gjyqësore arbitrazhi. Por dhe të presim deri në gjetjen e një kompanie serioze që ta marrë në përdorim Rafinerinë, është zgjidhje pasive. Alternativa e mesme do të ishte negocimi i shtetit me pronarët legjitimë të Rafinerisë me qëllim marrjen në përdorim të Rafinerisë që ajo të nisë të funksionojë. Kjo vepër nuk mban në jetë vetëm naftëtarët dhe familjet e tyre por i jep jetë gjithë qytetit të Ballshit e më gjerë”, tha eksperti ligjor Edison Hoxha.

Sipas tij, zgjidhja nuk është administrimi i përkohshëm nga kompani private ptë cilat largohen pas disa muajsh duke rrezikuar Rafinerinë që të vijojë aktivitetin e saj.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore