
Ruçi takon Shehun: KLSh, gardian i fondeve e pronës publike, duhen auditime të paanshme
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u takua sot me Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu.
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, e falënderoi Kryetarin e Kuvendit për mbështetjen dhe e informoi mbi punën dhe veprimtarinë e institucionit për rritjen e performancës, ndjekjen me rigorozitet të detyrave që i ngarkojnë Kushtetuta dhe ligjet si edhe vlerësimin për përmirësime të mundshme të kuadrit ligjor dhe institucional.
Sipas njoftimit për shtyp, kryeparlamentari e uroi Kryetarin e KLSh-së, z. Arben Shehu, për detyrën shumë të rëndësishme që i është ngarkuar dhe rekomandoi disa prioritete të punës së këtij institucioni në të ardhmen.
“KLSH duhet të vijojë e të thellojë përpjekjet për forcimin e pavarësisë së institucionit, për auditime të paanshme dhe objektive. Zbatimi i rekomandimeve të KLSH-së është i rëndësishëm për të thelluar luftën kundër korrupsionit, edhe si një instrument për rritjen e kontrollit parlamentar, pasi KLSH adreson rreth 4000 rekomandime në vit.
KLSH duhet të identifikojë njësitë publike, të cilat nuk janë kontrolluar asnjëherë këto vite, si edhe të rrisë transparencën dhe komunikimin interaktiv me qytetarët, për t’u bërë gardian i pa kompromis për mirë përdorimin e fondeve dhe pronës publike”, nënvizoi Ruçi.
Ai vuri në dukje edhe disa detyra të KLSH-së në kuadrin e përmbushjes së rekomandimeve të Progres-Raportit të BE-së, si zbatimin e plotë të standardeve të Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit, përmirësimin e cilësisë së auditimit, këmbënguljen për zbatimin në kohë të rekomandimeve të auditimit.



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >


Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Serbët, ofensivë propagande në Perëndim: Publikojnë një manifest që akuz...
Historia e plotë >
“Baba Taku” afrohet në bastionin e Metës: Nderohet si “Qytetar Nderi i S...
Historia e plotë >
8 mësues të prekur nga Covid, Ministria reagon: Te Emin Duraku mësimi vijon, mësuesit u zëvendësuan

Miratimi i tre vaksinave kandidate kundër COVID, Agjencia e Barnave: Do të licencohen...

Koronavirusi/ Përkeqësimi i situatës, ekspertët përplasen për menaxhimin e pandemisë
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
