Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Rrjeti 5G/ Letra e Trump për Ramën, ONE-Telecommunications iu bashkua e para nismës që zbaton standardet e sigurisë

Rrjeti 5G/ Letra e Trump për Ramën, ONE-Telecommunications iu bashkua

Siguria e rrjetit në fokusin e SHBA, ONE Telecommunication iu bashkua e para nismës që pasoi falënderimin e posaçëm të Trump.

Kryeministri Edi Rama mori sot një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ndër të tjera në letër, z.Trump përmend ndikimin negativ sipas tij të Kinës në botë dhe vlerëson "lidershipin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe nëpër Europë, për ekspozimin e ndikimit malinj të Kinës, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe praktikat grabitqare të huazimit".

Trump vlerëson mbështetja e hapur të qeverisë shqiptare për rrjetet e sigurta të telekomunikacionit dhe thotë se ky vend po jep një shembull të fortë. Presidenti paralajmëron se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria pritet të nënshkruajnë së shpejti një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G, i cili hap rrugën që edhe vendet e tjera në Ballkan të bëjnë të njëjtën gjë.

Letra e Trump vjen pak kohë pasi ONE Telecommunication u bë kompania e parë nga Shqipëria dhe rajoni që iu bashkua dhe u angazhua në iniciativën e rrjeteve të pastra.

Si pjesë e kësaj iniciative, ONE Telecommunications angazhohet të mos përdorë pajisje transmetuese, kontrolli, kompjuterike apo ruajtjeje nga kompani të pasigurta teknologjikisht.

Një investim rrënjësor prej 92 milionë euro po modernizon rrjetin e kësaj kompanie dhe për këtë është zgjedhur gjiganti botëror i teknologjisë Ericsson. Në fund të procesit, qytetarët shqiptarë do të komunikojnë sipas standardeve ndërkombëtare të sigurisë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore