Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Rritja ekonomike në 2022 / BERZh: Shqipëria e parafundit në rajon

Rritja ekonomike në 2022 / BERZh: Shqipëria e parafundit në rajon

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka rishikuar me ulje rritjen ekonomike të ekonomisë shqiptare për vitin 2021.

Në raportin e fundit të publikuar nga BERZh rritja e ekonomisë shqiptare parashikohet që të jetë 8 për qind, 3.7 pikë përqindje më pak nga parashikimi i bërë në fillim të këtij viti.

Gjithashtu, BERZh thotë se për vitin e ardhshëm ekonomia shqiptare do të zgjerohet me 3.7 për qind, poshtë mesatares së rajonit të Ballkanit Perëndimor, që banka e vlerëson në 4 për qind.

“Të ardhurat nga eksportet u rriten me shpejtësi, por nuk kanë arritur ende nivelet e gjysmës së parë të 2019-s. Rindërtimi do të vazhdojë të nxisë aktivitetin ekonomik në terma afatshkurtër, mbështetur edhe nga Eurobondi që do të merret”, thotë në raportin e saj BERZh.

Sipas BERZh, në 2022 Mali i Zi do të udhëheqë rritjen ekonomike të rajonit me 5.7 për qind, ndjekur nga Kosova me 4.5 për qind, Serbia me 4.3 për qind, Maqedonia me 4.0 për qind dhe Bosnja me 3.0 për qind.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore