Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Rritja ekonomike, eksperti Civici dhe gazetarja Dobra: Surprizë, por  rivitalizim i vogël

Rritja ekonomike, eksperti Civici dhe gazetarja Dobra: Surprizë, por

Të ardhurat buxhetore kanë parë një përmirësim të lehtë në tremujorin e parë të këtij viti, duke sinjalizuar një gjallërim të ekonomisë. Sipas të dhënave të Financave të ardhurat arritën në 108.6 miliardë lekë, rreth 4.4 miliardë lekë apo 35.6 milionë euro më shumë se kundrejt të njëjtës periudhë të 2020-ës.

Për të komentuar këto shifra në ekonominë shqiptare, folën në “Breaking”, gazetarja e Top Channel, Genta Dobra dhe eksperti i njohur Ardian Civici.

“Tremujori ishte një surprizë. Është një shifër pozitive, duke parë janarin e shkurtin që kishte rënie të të ardhurave, mund ta cilësojmë si rivitalizim të vogël i ekonomisë, edhe është një shenjë e mirë e ekonomisë. Është herët për të thënë se po shkojmë drejt normalitetit, mund të themi se kemi një konsum të vogël e kjo edhe pas vendimit të hapjes së vendit, ndryshimit të orës kufizuese”, tha gazetarja Dobra.

Për ekspertin Civici kjo lidhet edhe me ndryshimin e orarit të lëvizjeve. “Në total janë një ndrydhim i vogël, shifrat e publikuara tregojnë se po kthehet në një normalitet, në një ritëm që do të ndodhte në këtë normalitet. Në krahasim me 2020 tremujorin e parë ku ishim në goditjes, në 2021. Tremujori i parë po kthehet në normalitet edhe si pasojë reduktimit të orëve të kufizimit. Mesa duket konsumi, një pjesë e ndryshme e shqiptarëve në kategori të ndryshme, besimi për një të ardhme më të stabilizuar dhe me afatgjatë , po shoqërohet dhe me rritje të konsumit, që bazohen te shifrat nga të ardhurat tatimore, dhe doganore. Pra kemi një gjallërim të konsumit”, tha Civici.

Për ekspertin ekonomisë “një ndër faktorët kryesorë të evidentuara në Shqipëri, të gjithë investimet për rindërtimin janë një oksigjen për rritjen ekonomike, e konsumit prodhues, që lidhet me krahun e punës. Edhe në efektin e fushatës elektorale për ta zgjeruar rindërtimin, ndikimi në ekonomi ka qenë direkte”.

Por për Civicin shqetësim për momentin është inflacioni në vendin tonë. “Këtë vit nuk duket se ka shpenzime publike të stërmëdha për t’i paraprirë fushatës, në kohën e zgjedhjeve ka një tendencë për të shtuar investimet dhe stimuluar punësimin e favorizuar biznesin. Të gjitha këto tregojnë se ndikimi i tyre në ekonomi ka qenë direkt. Një shifër ka qenë shqetësuese, niveli akoma  shumë i ulët i inflacionit nën nivelin e parashikuar të BSH-së. Pra akoma nuk është në nivelin e  duhur për të mbuluar gropën e vitit 2020, për t’iu rikthyer rritjes së parashikuar 3-4%”, theksoi Civici.

Edhe gazetarja Dobra theksoi se “0,4%, është inflacioni, tregon se shqiptarët nuk po konsumojnë dhe i kanë përqendruar shpenzimet te nivelet bazike, ilaçe dhe ushqime. Kemi rritje të depozitave, po edhe për shkak të masave së pandemisë. Jemi shumë larg normalitetit.Shpresojmë që procesi i rindërtimit të shërbejë si shtysë për rritjen e ekonomike”.

Si Dobra, ashtu edhe Civici theksuan se shpresojmë se këtë vit, ndryshe nga 2020, turizmi të japë më tepër oksigjen ekonomisë shqiptare, duke shpresuar që edhe infektimet të ulen dhe të rritet numri i të vaksinuarve me vaksinën anti Covid.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore