Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Rritja e punësimit në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikacionit

Rritja e punësimit në sektorin e Teknologjisë së

Tregu i punës sot është i larmishëm me mundësi dhe kufizime në punësim, sipas sektorëve të ndryshëm. Gjatë 5 viteve të fundit në Shqipëri, sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) ka pësuar zhvillim dhe është i vetmi sektor i cili ka vazhduar të lulëzojë pavarësisht luhatjeve ekonomike në vend të shkaktuara nga faktor të ndryshëm, siç është pandemia e Covid-19. Kjo mbështetet edhe nga statistikat e INSTAT për vitin 2019, ku përqindja e sipërmarrjeve të cilat kanë punësuar specialistë të fushës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) është rritur me 23,4 %, krahasuar me 22,9 % në vitin 2018. Gjithashtu, sipas të dhënave të publikuara për tre mujorin e pare të 2020, sektori i TIK renditet i dyti për sa i përket pagës mesatare mujore bruto më të lartë, e cila varion midis intervalit 60,000 - 80,000 Lekë. Këto të dhëna gjenden në Figurën 2, më poshtë.

Rritja e punësimit në sektorin e Teknologjisë së

Me rritje të kërkesës për shërbime nga sektori TIK, është rritur edhe kërkesa për profesionistë. Profesionistët e kësaj fushe sot kërkohen nga tregu i punës më shumë se më parë, falë zhvillimit që ka ndërmarrë në mbarë botën shkenca e teknologjisë kompjuterike dhe kërkesës për aftësi në fushën e TIK.

Akademia Software Development Academy (SDA), e cila operon prej 6 vitesh në 35 qytete të Europës dhe Qendra Protik në Tiranë kanë krijuar Akademinë e Programimit “SDA by Protik”. Kjo Akademi është krijuar falë mbështetjes financiare të Fondacionit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe Bashkia Tiranë. Akademia SDA by Protik trajnon studentë dhe profesionistë të rinj në kurse të ndryshme programimi Java, Python dhe Testim Softuerësh, duke iu përshtatur në këtë mënyrë kërkesave të tregut për punonjës të kësaj fushe. Në vazhdimësi të këtij trendi rritës, rrjeti i trajnerëve të çertifikuar është në rritje.

SDA by Protik është në kërkim të trajnuesve të cilët dëshirojnë t’i bashkohen botës inovatore të teknologjisë. Nëse keni të paktën 4 vite përvojë në Java ose Python, aftësi në mësimdhënie në gjuhën shqipe, keni mundësi të punoni gjatë fundjavave (jo domosdoshmërisht çdo javë) ju lutem të kontaktoni në link: https://sdacademy.al/behu-nje-trainues.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore