Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Rritja e pagës minimale/ Civici: Pozitive, por mund të sjellë efekt bumerang

Rritja e pagës minimale/ Civici: Pozitive, por mund të sjellë

Iniciativa e qeverisë për rritjen e pagës minimale në shkallë vendi në 30 mijë lekë nga 26 mijë lekë që është aktualisht, në kushtet në të cilat ndodhen kompanitë shqiptare për shkak të pandemisë Covid-19, mund të sjellë efekt bumerang.

Ekspertët e ekonomisë shprehen se nisma është pozitive për rritjen e konsumit dhe mirëqenien e popullsisë, por duhen parë dhe disa efekte që lindin, siç mund të jetë rritja e kostove për kompanitë, e çmimeve apo informalitetit.

Ndërkaq të dhënat e INSTAT tregojnë se mesatarisht rreth 50 mijë persona kanë humbur vendet e punës në 6 muajt e parë të këtij viti. Shërbimet, prodhimi dhe industria shqiptare, gjithashtu, janë goditur, duke dobësuar eksportet dhe çekuilibruar treguesit buxhetorë. Biznesi i i vogël dhe i mesëm thotë se është drejt falimentimit, ndërsa turizmi shprehet se është në kolaps total.

I ftuar në “Wake Up”, ekspert i ekonomisë Adrian Civici sqaroi edhe efektet negative të këtij vendimi për bizneset, sidomos në këtë periudhë pandemie.

“Natyrisht që është një lajm i mirë, pasi rritja e pagës minimale sidomos për kategorinë e atyre punonjësve që e kanë pagën e ulët dhe kanë konsum të reduktuar dhe vështirësi në përballimin e jetesës, në vetvete është një masë dhe një politikë pozitive.

Në shumë vende të botës, jo vetëm në vendet e zhvilluara, por edhe ato përreth nesh, vazhdimisht kanë ndërhyre për të bërë një pagë minimale më të mirë.

Nga kjo pikëpamje është një masë e mirë, pozitive. Po ta gjykosh nga pikëpamje sociale është diçka e mirë që duhet bërë.

Mirëpo, po ta gjykosh nga pikëpamja e bizneseve, sidomos ato që kanë në mënyrë masive paga 26 mijë lekë, që është sot paga minimale, rritja e kostos së punës dhe për pasojë edhe e kostos së produkteve, natyrisht që është një barrë që do përballohet me shumë vështirësi dhe sidomos në këtë situatë të vazhdimit të pandemisë qe ne kemi sot.

Ata e kanë të vështirë. Paga minimale kanë kryesisht fasonet dhe një pjesë shërbimesh, të vetëpunësuarish që mezi mbajnë 1 ose 2 punonjës.

Për sektorin privat është kosto shtesë dhe kanë nevojë për një periudhë kohore për këtë vendim, 6 muaj ose një vit”, sqaroi Civici.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore