Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Rritja e çmimit të energjisë, FMN kundër uljes së TVSH-së: Prek të varfrit, sugjerojmë të mbështeten

Rritja e çmimit të energjisë, FMN kundër uljes së

Shefja e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun u shpreh se ekonomia shqiptare po përballet me disa sfida të rëndësishme. Ajo tha se qeveria është e vendosur për t’i adresuar.

“Duhet një strategji ambicioze për të rritur të ardhurat tatimore. Autoritet shqiptare të rrisin të ardhurat, të zgjerojnë bazën tatimore, të shmangin abuzimet. Qeveria është e mirë vendosur për t’i adresuar këto sfida. Sistemi bankar ka mbetur stabël dhe likuid.

Synim duhet të jetë ulja e borxhit dhe e deficitit. Të menaxhohen drejt rreziqet që vijnë nga PPP, reforma në gjyqësor është e rëndësishme për të rritur konkurrencën” tha ajo.

Drejtuesja e FMN-së u shpreh se rritja e çmimit të energjisë krijon pasiguri duke ndikuar te shtresat në nevojë prandaj kërkoi mbështetjen e tyre,

“Çmimi i energjisë krijon pasiguri. Kriza energjetike prek të varfrit. Sugjerojmë mbështetje për shtresat e varfra”.

Ajo rrëzoi propozimin e PD-së për uljen e TVSH-së për produktet ushqimore. “Jemi kundër heqjes së TVSH-së për produktet ushqimore” tha Sun. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko u shpreh se “rritja e pagave është e pamjaftueshme për ta çuar inflacionin në objektiv”. 

“Rritja e çmimeve si rritja e çmimit të energjisë janë rreziqe. Shqipëria ka disa sfida për ekonominë e saj. Duhet strategji për rritjen e të ardhurave tatimore dhe duhet përmirësuar cilësia e investimeve publike. Me ekonominë që po ngrihet, duhen politika fiskale. Me një tjetër mandat qeveria është e mirëvendosur për të adresuar këto sfida dhe për të marrë masa. Një plan i përshtatjes fiskal duhet formuluar tani. Themeli i këtij plani, duhet të jetë strategjia afatmesme.

Duhet rritur cilësia dhe transparenca në shpenzimet publike. Shohim që nevoja është për investime ambicioze duhet të moderohet. Të orientohet drejt atyre personave që kanë më shumë nevojë. Forcimi i buxhetit do të ndihmojë në ruajtjen e besimit në treg. Sistemi bankar ka mbetur stabël dhe likuid. Banka e Shqipërisë duhet të monitorojë. Mbështetur në gjetjet paraprake të FMN, do të paraqesim raportin tonë të stafit dhe do ia japim bordit për të marrjen e vendimit në dhjetor.”- tha Yan Sun.

Ndërkohë, shefja e FMN-së  shpreh kundër uljes se TVSH-se për ushqimet duke thënë se kjo ulje nuk do të përkthehet në ulje të çmimeve.

“Ne vazhdojmë si FMN të këshillojmë, kundër ndryshimeve të përkohshme të sistemit tatimor pasi kanë gërryer bazën tatimore. Ulja e TVSH-je s’do të përkthehet në ulje të çmimeve.”– tha ajo për uljen e TVSH-së, e cila ishte një nga propozimet e PD-së.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore