Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Rritja e çmimit të bukës/ Buxhuku: Sistemi ka rënë, Autoriteti është një fasadë

Rritja e çmimit të bukës/ Buxhuku: Sistemi ka rënë,

Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku u shpreh se Autoriteti i Konkurrencës nuk ka bërë një analizë të plotë mbi arsyet që çuan në anulimin e vendimit për penalizimin e gjobës së katër firma të importit të miellit, të cilat me rritjen e çmimeve ndikuan në rritjen e çmimit të bukës.

" Jemi një treg të lirë, s'mund të përdorimin pushkën ndaj firmave, e keqja është se nuk kemi një informacion të plotë. Kemi disa fakte të njohura, i pari është se jemi importues të grurit dhe i nënprodukteve. Këtu janë rritur çmimet e produkteve fundore të miellit nga 20-30%. Nga 2020 janë rritur drastike çmimet në tregjet rajonale në 40%. Autoriteti ka për detyrë që veç faktit se kush ka ngritur duart pro e kundër, e si e analizon atë këtë fakt nëse kompanitë që e kanë arritur çmimin, e kanë rritur më shumë se sa vlera e importit, apo janë brenda atij limitit. Këtë ne nuk e dimë e është një problematikë e madhe", tha Buxhuku.

Ai shtoi se këto institucione të mos ekzistojnë se sa të jenë në nivelin e fasadës. "Nëse këto janë kartele apo oligopol, shteti duhet ti penalizojë rëndë dhe ti kompensojë shtresat e prekura nga kjo rritje e çmimeve. Por këto janë zgjidhje afatshkurtër.  Nëse kemi oligopol këtu duhet të kemi ndëshkim të pamëshirshëm, këtu kemi institucione fasadë që nuk bëjnë rolin e tyre, por bëjnë teatrin. Kjo ndodh me tregun e naftës, telekomunikacionit. Kemi një sistem që është fasadë, ai ka rënë dhe këto shfaqje praktikisht ranë një rënie e sistemit, e keqpërdorimit të taksapaguesve shqiptarë", tha Buxhuku.

Më tej ai shtoi se "këtu bëhen me analiza. Askush nuk e di nëse prodhimi i grurit në Shqipëri është efekt apo jo? Nëse prodhimi vendas është rentabël apo jo"./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore