Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Rritja e çmimit të bukës jo e drejtë, Autoriteti i Konkurrencës gjen shkelje: Fut nën monitorim 5 firmat e importit

Rritja e çmimit të bukës jo e drejtë, Autoriteti i

Autoriteti i Konkurrencës ka kryer hetimet mbi rritjen e çmimit të bukës, ku si fajtorë janë bërë firmat e improtit të miellit. Ky ka qenë pretendimi i prodhuesve të bukës, të cilët e kanë cilësuar si të pashmangshme rritjen e çmimit me 10 lektë bukës.

Autoriteti ka hetuar në lidhje me arsyet e rritjes së çmimeve dhe ka gjetur shkelje nga pesë kompanitë që kanë importojnë dhe prodhojnë miell.

Autoriteti bën të ditur "Konstatimin e sjelljes së bashkërenduar midis ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK, në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit, pasi këto ndërmarrje bashkërendojnë sjelljen duke caktuar çmimet e shitjes dhe duke kontrolluar prodhimin në tregun e miellit për shkak të integrimit vertikal, sjellje e cila bie në kushtet e zbatimit të nenit 3 pika 4, dhe nenin 4 pika 1 gërma a dhe b të ligjit 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”", thuhet në njoftimin për shtyp.

Ndërsa këtyre firmave i ka vënë si detyrim që të raportojnë çdo tre muaj mbi hyrjet e daljet të mallrave të tyre, si dhe do të jenë objekt i një monitorimi 1-vjeçar.

Nenet qe bien ndesh

Neni 3, pika 4

4.6
“Marrëveshje” janë marrëveshjet dhe/ose praktikat e bashkërenduara ndërmjet
dy apo më shumë ndërmarrjeve, si dhe vendimet ose rekomandimet e grupimeve të
ndërmarrjeve, pavarësisht nga forma, e shkruar ose jo, apo nga forca detyruese e tyre.

Neni 4
Marrëveshjet e ndaluara
1. Ndalohen të gjitha marrëveshjet, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin,
kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që:
a) caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të
shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi;
b) kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet;

Njoftimi i plotë

Autoriteti i Konkurencës bën të ditur se:

1. Komisioni i Konkurrencës, me anë të vendimit nr. 700, datë 24.07.2020 “Për mbylljen e hetimit të thelluar në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit ndaj ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK, me kushte dhe detyrime dhe dhënien e disa rekomandimeve për MFE, MBZHR dhe AKU” ka vendosur:

I. Konstatimin e sjelljes së bashkërenduar midis ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK, në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit, pasi këto ndërmarrje bashkërendojnë sjelljen duke caktuar çmimet e shitjes dhe duke kontrolluar prodhimin në tregun e miellit për shkak të integrimit vertikal, sjellje e cila bie në kushtet e zbatimit të nenit 3 pika 4, dhe nenin 4 pika 1 gërma a dhe b të ligjit 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

II. Detyrimin e ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK si vijon:
1. Të mos caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi;
2. Të mos kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet;
3. Të mos ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit;
4. Gjatë periudhës së monitorimit të raportojnë çdo 3 (tre) muaj pranë AK-së të dhëna mbi blerjet dhe shitjet në përmbushje të detyrimeve të dhëna sipas kësaj pike.

III. Moszbatimi i përmbushjes së pikës III të këtij vendimi, në zbatim të nenit 73 dhe 74 të ligjit nr. 9121/2003, ndëshkohet me penalitetet përkatëse.

IV. Monitorimin e sjelljes së ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA dhe Atlas Mills SHPK për një periudhë 1 (një) vjeçare.

2. Komisioni i Konkurrencës do të shprehet me një vendim mbi zbatimin e kushteve dhe detyrimeve të dhëna me anë të vendimit nr. 700, datë 24.07.2020 të cilat shtrihen në kohë edhe pas përfundimit të periudhës 1 (një) vjeçare të monitorimit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore