Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Rregullat për kriptomonedhat/ Pas miratimit të ligjit bëhen gati rregulloret për funksionimin e tregut edhe në Shqipëri

Rregullat për kriptomonedhat/ Pas miratimit të ligjit bëhen gati

Shqipëria ka rregulluar me ligj tregun e kriptomonedhave. Autoriteti Mbikëqyrjes Financiare dhe AKSHI do jenë dy institucionet përgjegjëse të cilat do të bëjnë monitorimin e tregut.

Paketa e rregulloreve dhe VKM-ve, të cilat tashmë kanë përfunduar në tërësi përmbajnë edhe disa terma të reja. Bursa DLT përfshin licencat për këmbimet valutore që janë në tre kategori dhe për to kërkohet një kapital fillestar nga 20 deri në 90 milionë lekë të reja si garanci në bankë.

Termi i dytë i rëndësishëm është kujdestari i portofolit për palët e treta. Ky person mund të menaxhojë paratë e njerëzve që duan të investojnë në kriptomonedha, si tipi i bursave të Forex. Për këtë veprimtari duhet licencë edhe nga Banka e Shqipërisë.

Termi i tretë është agjenti i monedhave digjitale. Ky person do të jetë ndërlidhësi mes autoriteteve dhe bizneseve të përfshira në treg. Ai do të bëjë mbikëqyren sipas rregulloreve të miratuara nga shteti.

Sipas analistit të kriptomonedhave Henri Ndreca ky ligj mund të jetë tërheqës për investimet e huaja.

Ai bën thirrje për kujdes kur investohet në to, sepse rrezikohet të jenë skema piramidale.

Në kërkesën për informacion të bërë nga Top Channel, AMF shprehet se deri në datën 6 dhjetor nuk ka endë asnjë kërkesë për licencim nga ana e kompanive, individëve apo biznese./ T.CH

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore