Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Rekord historik / Energjia “djeg” gjysmën e të ardhurave vjetore të OSHEE

Rekord historik / Energjia “djeg” gjysmën e të ardhurave

Shqipëria ka shpenzuar pothuajse gjysmën e të ardhurave vjetore të OSHEE-së për blerje energjie në periudhën nga janari deri në nëntor të këtij viti.

Të dhënat zyrtare thonë se për të siguruar energjinë nga importi janë shpenzuar deri më tani 213 milionë euro, ose rreth 46 për qind të të ardhurave totale të OSHEE-së, që për vitin 2019-të janë rreth 580 milionë euro.

Kjo shifër përbën rekordin historik dhe ajo mund të rritet edhe me 60 deri në 70 milionë euro të tjera për të siguruar energjinë e nevojshme për qytetarët deri në fund të këtij viti.

Shqipëria ka blerë energji me çmime rekord në javët e fundit, ku çmimi në tregjet ndërkombëtare shkoi deri në 320 euro për mWh.

Vetëm për nëntorin, nga data 3 deri në datën 23 janë shpenzuar 65 milionë euro për të blerë energjinë.

Qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës energjitike, sipas të cilës të gjithë hidrocentralet private nuk mund të shesin energji pa ja ofruar atë më parë shtetit për ta blerë. Gjendja e emergjencës do të vazhdojë deri më 15 prill.

Ndërkohë, për të përballuar faturën e majme të energjisë, OSHEE mori së fundmi një kredi 70 milionë euroshe nga BERZH, ndërsa qeveria parashikon që të vendosë në dispozicion të operatorit edhe një shifër prej 200 milionë eurosh, të siguruar përmes huamarrjes përmes Eurobondit, që u emëtua disa ditë më parë në vlerën e 650 milionë eurove.

Në një tjetër lëvizje, për të zbutur efektin negativ në arka të shkaktuar nga blerja e energjisë me ccmime rekord, OSHEE ka kërkuar rritjen e tarifës së energjisë për tre kategoritë e biznesit. Në kërkesën drejtuar Entit Rregullator të Energjisë, OSHEE kërkon që bizneset e lidhura me me tension 35 kilovolt që paguajnë tani 1.5 lekë do të paguajnë 2.61 lekë.

Bizneset e lidhura me 20 kilovolt nga 3.9 lekë do të bëhet 3.99 lekë, me 2.3% rritje. Po kështu tarifa e shpërndarjes për ata që janë të lidhur në tension 0.4 është kërkuar që të shkojë në 6.63 lekë duke pësuar një rritje dramatike nëse miratohet nga ana e ERE. Tarifa mesatare e shpërndarjes që aktualisht është 4.79 lekë për çdo kilovat të transmetuar llogaritet të shkojë në 6.42 lekë me një rritje 34% në raport me ekzistuesen.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore