
Rastet te Pyet Kadastrën: Kam blerë dyqanin nga shtetit, s'kam pronë, kam tokë nga 7501 jap trashëgiminë
Ekspertët e "Pyet Kadastrën" Ilda Dajçi, Martin Kala dhe Kiara Hasaj paraqitën problematikat e shumta të qytetarëve në lidhje me pronësinë. Rasti i pari lidhej me qytetarin Eni Shima, ku e ëma e tij, kishte blerë pas viteve '90 dyqanin si shitëse, por që nuk kishte pronësinë.
Eni Shima, përfaqësuesi i nënës Shpresa Shima: Kam bërë një aplikim në emër të mamasë sime për një objekt që i kemi privatizuar në vitet '90. Na u dha mundësia të privatizonim objektin. Në vitin '90 kemi bërë pagesën truallin, është lidhur një kontratë shitjeje, ndërmjet mamasë sime dhe ndërmarrjes, ka një kontratë. E rezulton se prona ishte e paregjistruar në Kadastër. Aplikimi është bërë në fillimin e tetorit e pas një 1 muaji u kthye përgjigje nga Kadastra që kërkohej një plan rivelimi, Gen-plan. Ngërçi është i tillë se nuk di si të veproj me këto momente.
Ekspertja Ilda Dajçi i paraqiti hapat që duhet të ndiqen: Një depozitim deklarate noteriale, duke bërë edhe deklarimin e kufitarëve, duke iu bashkangjitur edhe planin rilevimit në pozicionimin aktual. Më pas duhet të kryhet aplikimi në portalin e-Albania.
Një rast tjetër ishte në Fier, ku shtetasi Xhaferr Pajo edhe pse kishte pronësinë në emrin e tij, nuk realizonte dot ndarjen e pronës për fëmijët trashëgimtarë.
"Shkurt 2017 kishte certifikatën e pronësisë në emrin tim dhe doja të ndaja pronën time sipas ligjit 7501. Na sorollatin jo sot e jo nesër, e deri më sot i thonë 5 vjet", u shpreh Pajo.
Por specialisti u shpreh se "Në momentin që keni aplikuar se planet e depozituar në kontratën e pjesëtimit kanë mangësi për pozicionin faktik. Për këtë arsye është depozituar kontrata aktuale. Keni edhe një vendim që iu kanë hequr 2900 metër. Është përfshirë kjo sip në kontratë pjesë? Me ligjin 2020 është sqaruar kontrata e pjesëtimit".
Si zgjidhje iu afrua dërgimi nga drejtoria vendore për identifikimin e pronës në terren dhe më pas nisjen e procedura me verifikimin e dokumentacionit.




Nuk ndalet rritja e çmimeve, inflacioni arrin në 6.2 për qind!
Historia e plotë >
Leku i fortë, Banka e Shqipërisë rinis këtë muaj ankandet e blerjes së Euros
Historia e plotë >



A është feja vija e re ndarëse, midis Rusisë dhe perëndimit?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Një tjetër i arrestuar "kërcënon" të kthehet në të penduar: Do rrëfej li...
Historia e plotë >
Enesi dhe Sonjela në gjendje të rëndë/ Top Channel merr përsipër të fina...
Historia e plotë >
Sëmundja që po frikëson Europën/ Lija e majmunit vjen në kufi me Shqipërinë

Ekspertët kundër publikimit të pagave: Është e kundërligjshme dhe do nxisë konflikt social

Tirana në 'shtetrrethim' më 25 maj / Mbyllen edhe shkollat e universitetet, ja vendimi
Aktualitet




