Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Raporti i Moody’s, Spahiu flet për “bombat me sahat” të qeverisë që po rrënojnë ekonominë

Raporti i Moody’s, Spahiu flet për “bombat me sahat”

Për ish-deputetin e LSI-së, Përparim Spahiu raporti i vlerësimit negativ për ekonominë i Moody’s noterizon qeverisjen më të keqe që ka pasur vendi në 30 vitet e fundit demokraci.

“Vlerësimi i fundit i Moody's për Shqipërinë shprehet se ekonomia shqiptare konsiderohet me risqe të larta, ku qeveria kritikohet për mungesë vullneti për të luftuar krimin e organizuar, ku borxhi i lartë dhe PPP konsiderohen si "bomba" me sahat për ekonominë, nuk është më lajm për ne shqiptarët, por lajm për të gjitha institucionet financiare kredituese”, shprehet Spahiu.

Reagimi i plotë

Shërbimi Moody's u siguron investitorëve vlerësime të kredisë, analiza të riskut dhe hulumtime për aksionet, obligacionet dhe entitetet qeveritare.

Çdo vlerësim negativ i tij çon automatikisht në rritje të kostove të borxhit deri në ekstremin e pamundësimit për t'u kredituar.

Vlerësimi i fundit i Moody's për Shqipërinë shprehet se ekonomia shqiptare konsiderohet me risqe të larta, ku qeveria kritikohet për mungesë vullneti për të luftuar krimin e organizuar, ku borxhi i lartë dhe PPP konsiderohen si "bomba" me sahat për ekonominë, nuk është më lajm për ne shqiptarët, por lajm për të gjitha institucionet financiare kredituese.

Pra, korrupsionit qeveritar, vjedhjes me PPP e tendera të fshehtë madje dhe me ndihmat për pandeminë, humbjeve të miliona eurove në gjyqe për teka të Kryeministrit, humbjeve nga gjyqet e fituara nga punonjës të administratës pushuar padrejtësisht, shpenzimeve fasadë që nuk prodhojnë asgjë, i shtohen edhe kosto më të larta të buxhetit për t'u kredituar.

Ky vlerësim negativ noterizon qeverisjen më të keqe që ka pasur vendi në 30 vitet e fundit demokraci.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore