
Raporti i Moody’s, ministrja Denaj sulmon opozitën dhe gjen “ilaçin” e shpëtimit të ekonomisë
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj përmes një statusi në Facebook ka reaguar ndaj raportit të vlerësimit të nxjerrë nga Moody’s, duke mos i kursyer sulmet ndaj opozitës.
Në një reagim në Faceboo, Denaj thekson se Sipas saj, qasjet destruktive të opozitës nuk e ndihmojnë Shqipërinë, shtyjnë larg investitorët, frenojnë hapjen e vendeve të reja të punës dhe ulin mundësitë për shqiptarët më në nevojë.
“Pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, ekonomia shqiptare vijon të vlerësohet qëndrueshëm në tregjet ndërkombëtare. Raportet e mëparshme të kompanive ndërkombëtare kanë vlerësuar përmirësimin e profilit makroekonomik, progresin në reformat strukturore dhe institucionale, si dhe konsolidimin fiskal të arritur gjatë viteve të fundit. Plotësimi më i fundit, që Moody’s i bën vlerësimit të Shqipërisë, ruan të pandryshuar renditjen e Shqipërisë në B1, pas emetimit të suksesshëm të Eurobondit në muajin Qershor të këtij viti”, shprehet kjo ministri.
Sipas Denajt, vlerësimi i qëndrueshëm, thekson me pozitivitet dhe me renditjen më të lartë ndër indikatorët, ecurinë e institucioneve dhe qeverisjen e vendit. Moody’s sjell në vëmendje të investitorëve veçanërisht angazhimin e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian, angazhim i konfirmuar edhe nga Këshilli i Bashkimit Evropian në muajin Mars të këtij viti.
Në një reagim zyrtar edhe të ministrisë së Ekonomisë, theksohet se Shqipëria do të dijë të dalë nga kjo situatë.
“Përpjekjet e Qeverisë Shqiptare për të reduktuar borxhin publik dhe deficitin buxhetor do të vijojnë në koordinim me institucionet ndërkombëtare, për të siguruar konsolidmin fiskal të financave publike shqiptare, menjëherë pas përballimit të situatës së pandemisë. Diversifikimi i ekonomisë dhe burimeve energjetike po vazhdon përmes projekteve novatore në sektor, duke reduktuar varësinë nga burimet ujore. Paketat e Qeverisë i kanë shërbyer lehtësimit të barrës së biznesit në vend dhe kanë mbështetur qytetarët në këto muaj të pandemisë. Nismat e fundit të Qeverisë do të lehtësojnë klimën e të bërit biznes dhe do të nxisin formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë. Qeveria Shqiptare po angazhohet, të adresojë nevojat e qytetarëve për një rimëkëmbje të ekonomisë, përmes propozimeve në Aktin Normativ të Buxhetit të miratuar këtë javë, ndërkohë që Reforma në Drejtësi nuk ka rreshtuar së qenuri prioritet qeverisës”, thuhet në reagim.
Statusi i plotë i ministres në Facebook
Qasjet destruktive të opozitës nuk e ndihmojnë Shqipërinë, shtyjnë larg investitorët, frenojnë hapjen e vendeve të reja të punës dhe ulin mundësitë për shqiptarët më në nevojë.
Pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, tërmetit dhe pandemisë, Shqipëria vlerësohet qëndrueshëm në Rishikimin Periodik të Moody's.
Në vitin 2019, investimet e huaja direkte ishin për të dytin vit radhazi mbi 1 Miliard Euro dhe deficiti buxhetor në raport me PBB ishte vetëm -1.9%.
Në vitin 2020 mbyllëm me sukses daljen në tregjet ndërkombëtare të Eurobondit.
Këtë vit, më shumë se çdo vit tjetër duhet të motivojmë sipërmarrjen të ecë përpara dhe të mos ndalemi në rrugën drejt një tregu të përbashkët me Bashkimin Evropian.



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >


Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Serbët, ofensivë propagande në Perëndim: Publikojnë një manifest që akuz...
Historia e plotë >
“Baba Taku” afrohet në bastionin e Metës: Nderohet si “Qytetar Nderi i S...
Historia e plotë >
Nisin testet e shpejta ndaj COVID në Tiranë, së shpejti rezervimi bëhet pranë mjekut të familjes

“E bën rrezikun edhe më të madh”, ISHSH: Presim rritje të rasteve me Covid-19 nga hapja e transportit publik

Rriten rastet me Covid, Pipero: Maska duhet të përdoret dhe në publik
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
