Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Raporti i “Iniciativës së Vjenës”: Bankat e Ballkanit e kanë përballuar mirë pandeminë

Raporti i “Iniciativës së Vjenës”: Bankat e Ballkanit

Bankat në Ballkan kanë përballur mirë dhe janë treguar mjaft elastike ndaj pandemisë së koronavirusit, thotë Iniciativa e Vjenës. “Kriza Covid-19 ende nuk është materializuar plotësisht në një përkeqësim të konsiderueshëm të cilësisë së aktiveve të bankave, siç u frikësua fillimisht”, thuhet në raportin më të fundit për kreditë me probleme i publikuar të hënën.

Megjithatë, shumë ekonomi "mbeten të brishta dhe mund të vërehen pabarazi të konsiderueshme në performancë".

Sipas raportit të “Monitorimit të kredive me probleme për rajonin në tremujorin e dytë të 2017-s në 17 vende të mbuluara nga Iniciativa e Vjenës, përfshirë Ballkanin dhe Shqipërinë, mesatarja ishte 3.5 për qind, krahasuar me 2.3 për qind të Bashkimin Europian.

Shifra është poshtë kufirit prej 5 për qind të përcaktuar nga Autoriteti Bankar Europian për kreditë me probleme të larta. Raporti i përgjithshëm i mbulimit të rajonit gjithashtu mbeti i qëndrueshëm që nga viti 2018 dhe qëndroi në 64.5 për qind më 30 qershor 2021.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, uljen më të madhe të kredive të këqija e raportoi Maqedonia e Veriut, me 23 për qind.

“Tendenca në rënie e kredive me probleme ishte "në pjesë të mëdha për shkak të suksesit të masave të zbatuara për të mbështetur huamarrësit, bankat dhe ekonomitë, si moratoriumet e pagesave dhe skemat e garancisë publike", thuhet në raport.

Megjithatë, shumica e masave tani kanë skaduar, ose do të përfundojnë në muajt e ardhshëm. Prandaj, efekti i krizës mund të ndihet ende, paralajmëron Iniciativa e Vjenës. Për më tepër, rritja e fundit e shkallës së infeksionit ka rikthyer mundësinë futjes së kufizimeve drastike për të mbrojtur shëndetin publik./Gazeta Shqip

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore