Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Raporti global i biznesit: Tregu i duhanit me ngrohje, rol të rëndësishëm në ekonominë globale

Raporti global i biznesit: Tregu i duhanit me ngrohje, rol të

Tregu i duhanit me ngrohje po rritet me një shkallë të jashtëzakonshme për shkak të një rritje të popullaritetit të produkteve dhe pajisjeve HnB (Heat not Burn) në SH.B.A., Japoni dhe Korenë e Jugut.

Ky është njënga konstatimet e raportit më të fundit të Biznesit të botuar nga Advance Market Analytics me titullin "Global Heat-Not-Burn Tobacco Products Insights Market, Forecast to 2025”.

Ai e ka cilësuar tregun e duhanit me ngrohje si domethënës në të gjithë botën pasi po luan një rol të rëndësishëm në ekonominë universale. Sipas raportit global të produkteve të duhanit me ngrohje, rritja e kërkesës ndaj këtyre produkteve vjen si rrjedhojë e ndërgjegjësimit të duhanpirësve ndaj efekteve të duhanpirjes në shëndet, ndaj vërehet se ky treg po rritet me shpejtësi në të gjithë globin.

Hyrja e produkteve HnB në tregjet kryesore botërore ka ndikuar dukshëm në të ardhurat e përftuara ngashitja e cigareve tradicionale. Këto produkte po përjetojnë popullaritet në mesin e duhanpirësve ekzistues edhe falë efikasitetit të kostos dhe disponueshmërisë. Sidoqoftë, për shkak të rregullave të rrepta qeveritare në disa vende të botës, tregu i duhanit me ngrohje po has pengesë për rritje më të gjerë.

Shkalla e pranimit të produkteve HnB në mesin e duhanpirësve në të gjithë botën ka qenë mbresëlënëse. Interesi i lartë qëështë vënë re ne tregun e duhanit me ngrohje dëshmohet dhe nga hyrja e disa prodhuesve të rinj. Konkurrenca midis kompanive të duhanit është rritur, duke çuar në prezantimin e disa produkteve novatore dhe të përparuara. Aktualisht në tregun shqiptar duhanpirësit janë prezantuar me IQOS, pajisjen e parë elektronike që ngroh duhanin e zhvilluar nga Philip Morris.

Në tregjet ndërkombëtarë kompanitë e duhanit po konkurrojnë në disa faktorë, siç janë çmimi, disponueshmëria, marka dhe siguria. Sidoqoftë, shkenca dhe besueshmëria janë ato që bëjnë diferencën.

Produktet e duhanit me ngrohje, pa djegie (HNB) janë pajisje elektronike që vetëm ngrohin fijet e duhanit në temperatura relativisht më të ulëta për të prodhuar avuj me shije të nikotinës. Në ndryshim nga cigaret konvencionale, produktet e HNB duke qenë se nuk e djegin duhanin, kanë një nivel kimikatesh të dëmshme shumë më të ulët se ai i cigareve konvencionale.

Sipas të njëjtit raport, produktet HNB synojnë një pozicion midis cigareve tradicionale dhe cigareve elektronike. Kërkesa e lartë nga duhanpirësit e rritur që po përpiqen të heqin dorë nga cigaret po ndikon pozitivisht në rritjen e tregut. Por sidoqoftë, politikat dhe rregullatorët kanë të ngjarë të pengojnë rritjen e tregut.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore