Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Raporti i Philip Morris/ Rezultate më të larta se parashikimet, mbi 16 milionë duhanpirës kanë kaluar në IQOS

Raporti i Philip Morris/ Rezultate më të larta se parashikimet, mbi 16

PHILIP MORRIS PUBLIKON RAPORTIN FINANCIAR TË TREMUJORIT TË TRETË

Rezultate më të larta se parashikimet dhe mbi 16 milion duhanpirës kanë kaluar në IQOS

Philip Morris International (PMI) ka bërë publike së fundmi rezultatet e tremujorit të tretë të vitit 2020, të cilat cilësohen më të larta se parashikimet. Vihet re se krahas ndikimit të pandemisë me një rënie prej 2,6 përqind në të ardhurat neto krahasuar me një vit më parë, në raport evidentohet dhe rritja e numrit të përdoruesve të IQOS, ku deri ne shtator janë regjistruar 16,4 milion përdorues.

 Siç u bë me dije deri në këtë periudhë të vitit, të ardhurat neto për kompaninë e duhanit llogariten 7.45 miliardë dollarësh dhe vërehet një rënie prej 2.6 për qind krahasuar me vitin 2019. Të ardhurat operative ishin 3.24 miliardë dollarë, krahasuar me 2.79 miliardë dollarë në tremujorin e vitit të kaluar. Këto të fundit rezultojnë të jenë rritur me 1.9 përqind.

Në sektorin e cigareve dhe duhanit me ngrohje, PMI shiti gjithsej 184.4 miliardë njësi në të gjithë botën në tremujorin e tretë, e cila ishte 7.6 për qind më pak se në tremujorin e tretë të vitit 2019. Ndërsa numri i cigareve të transportuara u ul nga 184.5 miliardë fije në 165.4 miliardë, ndërsa sasia e njësive të duhanit me ngrohje vazhdoi të rritet me 18.7 përqind nga 16 miliardë në 19 miliard njësi.

Në fund të tremujorit të tretë, kompania vlerëson numrin e përgjithshëm të përdoruesve të IQOS në afërsisht 16.4 milion, nga të cilët rreth 11.7 milion kanë ndaluar tërësisht pirjen e duhanit dhe kanë kaluar në IQOS.

"Në tremujorin e tretë kemi arritur rezultate më të larta se sa parashikimet, me gjithë sfidat e vazhdueshme të pandemisë, me rregullimin e rritjes së EPS [fitimeve për aksion] prej 5.6 përqind mbi një bazë organike," tha në një deklaratë CEO i PMI AndreCalantzopulos.

“Vrulli i IQOS ishte i shkëlqyeshëm, me rreth 16.4 milion përdorues deri në fund të Shtatorit dhe produkte pa tym që përbënin gati një të katërtën e të ardhurave tona totale neto në tremujor. Për më tepër, biznesi ynë i duhanit me djegie regjistroi një performancë të përmirësuar, të mbështetur nga vëllime totale më të mira të industrisë në të dy tregjet e zhvilluara dhe ato në zhvillim.

Prej fillimit të pandemisë COVID-19, PMI ka ndërmarrë një numër masash për vazhdimësinë e biznesit për të zbutur problemet e mundshme operacionale si dhe siguruar tregun në mënyrë që të ruajë disponueshmërinë e produkteve për klientët dhe konsumatorët e rritur.

Ndërkohë, zyrtari kryesor Financiar EmmanuelBabeau është shprehur krenar për rezultatet e raportit. Ai tha se demonstroi forcën e Philip Morris, "me gjithë vështirësitë dhe kufizimet e pandemisë", dhe se kompania "po vazhdon me trajektoren e saj shumë të fortë të rritjes".

Babeau nënvizoi suksesin e vazhdueshëm të kompanisë me IQOS, për të cilin në muajin korrik, Administrata e Ushqimit dhe Barnave dha autorizimin si një produkt duhani me rrezik të modifikuar për qëllime tregtimi. Ai e quajti vendimin një "moment historik shumë të rëndësishëm ... dhe moment përcaktues ", duke marrë parasysh peshën që vendimi i FDA ka për organet e tjera rregullatorë në të gjithë globin.

Babeau thotë se kërcënimi i vazhdueshëm i Covid-19 prek Philip Morris, ashtu siç dhe kompanitë e tjera, veçanërisht pasi një rritje e rasteve në disa zona po nxisin kthimin në rregulla më të rrepta. Për më tepër dhe DutyFree, që varet nga udhëtimet ndërkombëtare, rrezikon të mbetet i kufizuar për të ardhmen e afërt. Kështu, investitorëve mund t'u duhet të kenë pak durim pasi normaliteti i re mund të vazhdojë dhe për disa kohë.

Gjithashtu ai vëren se kompania ka bërë një punë të mirë gjatë gjithë krizës dhe rezultatet e fundit janë prova e kësaj: "Philip Morris ka ende një të ardhme shumë të bukur në muajt dhe tremujorët e ardhshëm, megjithë pasigurinë e kohës."

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore