Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Rama shpall rritjet e rrogave për mjekët, infermierët e arsmitarët: ja sa shkojnë pagat mesatare

Rama shpall rritjet e rrogave për mjekët, infermierët e

Kryeministri Edi Rama ka shpallur sot rritjen e pagave të “Bluzave të Bardha” me 40% dhe të arsimtarëve me 15%, të cilët do të merren Brenda kësaj jave në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, kur do të kalojë Buxheti i ri i Shtetit për vitin e ardhshëm.

Rama tha se ngritja e rrogave me 40% për “bluzat e Bardha” do të përfitojnë 18 mijë mjekë, infermierë, sanitarë, punëtorë etj.

Ministrja e Financave Anila Denaj tha se “Në sistemin shëndetësor paga mesatare është 49 mijë lëkë e shkon në 71 mijë, Mjekët rritet nga 83 mijë në 110 mijë. Në sistemin arsimor paga mistatare është 65 mijë e shkon 71 mijë lekë në 2021”.

Ndërkaq, kryeministri Rama tha se Fondi pagave nga 450 milionë  dollar në vitin 2013 për administratën tani shkon në 710 milionë dollarë, duke përfshirë dhe rritjen.

“Dy mandate të atyre që ku e gjejnë kurajën që kërkojnë të rikthehen dhe dy tonat dyfish fondi pagave në sektorin publiK në pikëpamje të shumës me afërsish të njëtin numër punonjësish.

Shifra e tretë kursimi nga taksimi ndershëm është 21 milionë usd në vit dhe 166 milionë dollarë në këto vite, këtë shumë ata ua merrnin njerëzve”, tha Rama./GazetaShqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore