Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Qeveria rikthen kazinotë, hapen pranë Parlamentit: 6 zonat ku do të lejohen në Tiranë

Qeveria rikthen kazinotë, hapen pranë Parlamentit: 6 zonat ku do

Pas afro tre vitesh moratorium, qeveria merr vendimin për hapjen e kazinove në Shqipëri. Vendimi i parë i qeverisë pas periudhës së verës ka qenë ai për rihapjen e kazioneve në vendin tonë, duke përcaktuar dhe rrugët ku do të jenë të lejuara në metropolin shqiptar.

Madje janë dy vendime në lidhje me kazinotë, ku janë përcaktuar dhe kriteret që duhet të kenë për aplikuar.

“Miratimin e zonës ku lejohet vendosja për zhvillimin e lojës së fatit, të kategorisë “Kazino”, në qytetin e Tiranës, sipas hartës që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe që ndodhet brenda kufizimeve të rrugëve, si më poshtë vijon: “Rruga: “Barrikadave”; Rruga: “Urani Pano”; Rruga: “Dedë Gjon Luli”; Rruga: “Ibrahim Rrugova”; Bulevardi: “Zhan D’Ark”, Rruga: “Xhorxh ë. Bush”””, thuhet në vendimin e qeverisë, të firmosur nga zëvendëskryeministri Erjon Braçe.

Zona e ish-bllokut është përfshirë si e lejuar, ndërkohë edhe qendra e Tiranës, si dhe pjesa ku ndodhet dhe Parlamenti.

Vendimi tjetër i miratuar po për këtë aktivitet duke listuar kriteret që duhen plotësuar për të marrë licencën. Së pari pronarët duhet të mendohen mirë për kapitalin e tyre. Të gjithë ata që duan të marrin lejen duhet të kenë kapital mbi 1.2 miliardë lekë.

Qeveria Rama mori vendimin për të ndaluar lojërat e fatit në vendin tonë, kazinotë u lejuan vetëm në hotelet me 5 yje. Kryeministri Rama trumbetonte se arsyeja e mbylljes së kazinove dhe basteve lidhje me faktin se familjet shqiptare po rrënoheshin. Tashmë nuk dihet nëse me dhënien e licencës për kazinotë do të hapet drita jeshile dhe për bastet sportive, të cilët në Shqipëri operojnë në mënyrë të jashtëligjshme. “Kategoria e lojës së fatit “Kazino”, për qëllime të këtij vendimi, është një zonë e veçantë për zhvillimin e lojërave të fatit, ku lojtarëve u ofrohet mundësia për të luajtur me mjetet e lojërave të fatit, si makina të tipit slot, video-lotari ose makina elektronike, me shumë lojtarë, si dhe tryeza loje të quajtura “lojëra live””, thuhet në vendim, që nënkupton dhe lojërat e cilësuara si tryeza pokeri.

Pikat e vendimit për kazinotë

Çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, vendës ose i huaj, që kërkon të pajiset me licencë në kategorinë “Kazino”, duhet të përmbushë kriteret minimale, si më poshtë vijon:

a) të jetë shoqëri aksionare, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, në objektin e veprimtarisë të së cilës të pasqyrohet veprimtaria për lojëra fati, sipas llojit të lojës që kërkohet;

b) shuma e kapitalit duhet të jetë jo më pak se 1 200 000 000 (një miliard e dyqind milionë) lekë;

c) të deklarohet burimi i kapitalit, që do të investohet për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e “Kazinosë”;

ç) të kenë përvojë në fushën e lojërave të fatit;

d) të ketë kapacitetet e duhura financiare, administruese, organizative dhe besueshmërinë e aplikantit për t’u angazhuar me sukses në projekte të tilla;

dh) të paraqesë garancinë pasurore, së bashku me aplikimin dhe me kushtet e sekuestrimit të kësaj garancie;

e) të paraqesë kufizimet për ndryshimet e pronësisë së aksioneve për të licencuarit;

ë) të ngrejë serverin, në të cilin do të japë informacion të plotë mbi çdo transaksion që do të kryhet midis subjektit dhe lojtarëve, xhiron dhe fitimin, si dhe çdo të dhënë që do të kërkohet nga AMLF-ja në lidhje me zhvillimin e këtij aktiviteti. AMLF-ja do të ketë akses në kohë reale te ky server.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore