
Qeveria ndryshon për herë të tretë buxhetin, borxhi arrin në 80% të PBB-së
Një deficit prej mbi 1 miliard eurosh dhe një rënie ekonomike prej 5,7% dhe rritje e borxhit publik në nivelin e mbi 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, janë këto pasojat e krizës së Covid-19, të parashikuara nga Ministria e Financave. Përmes një akti normativ, qeveria ka rishikuar edhe njëherë planin e saj të të ardhurave dhe shpenzimeve.
Kriza e konsumit, largimet masive nga puna dhe ecuria e dobët e biznesit kanë bërë që të hyrat në buxhet të rishikohen me rreth 350 milionë euro më pak.
Ndërsa nga krahu tjetër, ai i shpenzimeve, Ministria e Financave kanë planifikuar 480 milionë euro shpenzime më shumë se fillimi i vitit dhe 170 milionë euro më shumë nga rishikimi i fundit i buxhetit në muajin prill.
Por, pavarësisht rritjes së shpenzimeve qeveritare, që e çojnë deficitin buxhetor dhe borxhin në nivelet më të larta historike, rritja më e madhe e fondeve nuk shkon për shëndetësinë dhe politikat sociale, por për projektet në infrastrukturë.
Fondet për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë rriten me 7.6 miliardë lekë, ndërsa për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale rriten me vetëm 1.3 miliardë lekë. Po ashtu, edhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ka një rritje të shpenzimeve me 3 miliardë lekë. Ndërkohë, dikasteri me rritjen më të madhe të fondeve është Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ku pjesa më e madhe e buxhetit të shtuar prej 9.2 miliardë lekësh do të shkojë për të subvencionuar skemën e pensioneve, pagesat e papunësisë dhe programin e strehimit.
Sa shkon deficiti, nëse të ardhurat bien 15%
Nëse të ardhurat ruajnë ritmin e deritanishëm, me tkurrje 15%, në fund të vitit ato pritet të zbresin në më pak se 400 mld lekë, çka do e çonte deficitin në rreth 190 mld lekë, ose gati 1.5 mld euro, nëse do ruhej ritmi i planifikuar i shpenzimeve, këto janë përllogaritje të Monitor. Por një deficit i tillë do kalonte mundësitë e financimit, çka do e detyronte qeverinë të korrektonte kahun e shpenzimeve, duke reduktuar financimet kapitale, që priten gjithnjë në raste kursimi.
Borxhi arrin në 80% të PBB-së
Sipas Aktit Normativ, Stoku i borxhit publik vlerësohet të arrijë në 1 272 563 milionë lekë(10.3 miliardë euro), pa përfshirë efektet e mundshme prej ndryshimit të kursit të këmbimit, i dhënë me hollësi, si më poshtë vijon:
– Stoku i borxhit të qeverisjes qendrore 1 202 685 milionë lekë.
– Stoku i borxhit të garantur nga qeverisja qendrore 69 128 milionë lekë.
Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto të rishikuar borxhi publik pritet që të arrijë në një niv nivel rekord prej 80%, sipas përllogaritjeve të Monitor, bazuar në të dhënat e borxhit public dhe PBB-së së rishikuar nga Ministria e Financave.


Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >


Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >



Pse populli nuk e kupton që zgjedhjet e 25 Prill janë shitur në tavolinë?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Rreziqet që i kanosen botës/ Vendet e pasura duhet të shpërndajnë vaksin...
Historia e plotë >
Pakti detar/ Dendias trondit Shqipërinë: 12 miljet në Jon na japin 13 00...
Historia e plotë >
Manastirliu: 368,000 vaksina falas kundër gripit sezonal

Beqaj publikon foton: Në lokale ndalohet duhani dhe promovohet cigarja elektrike!

Greqia shtyn vendimin për bllokimin e kufirit me Shqipërinë deri në...
Biznes


Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >

