Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Qeveria miraton indeksimin me 3.3% të pensioneve, ministrja:Kostoja e shpenzimeve u rrit me 2500 lekë

Qeveria miraton indeksimin me 3.3% të pensioneve, ministrja:Kostoja e

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme indeksimin e të gjithë kategorive të pensioneve me 3.3%.

Njoftimi u bë me dije nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

"Ka një efekt në buxhet prej 3.3 mld lekësh. Sipas llogarive është 2500 lekë shtesa e një familje të shpenzimeve të një familje mesatare për një muaj që vjen si rezultat i rritjes së çmimeve të produkteve të shportës. Ne kemi menduar të japim 3 mijë lekë për 576 mijë persona për 3 muaj me qëllim përballimin e kësaj situate".

Ajo theksoi se shpenzimet e llogarituara shkojnë deri në 2500 lekë, por se qeveria e rriti shumën.

“3.3 % indeksim të pensioneve, 3.3 mld lekë . parashikimi fillestar ishte 2.4 % , megjithatë për shkak të rritjes së çmimeve indeksimi do të bëhet  i rritur me 3.3 %. 2500 lekë është shtesa e në një familje mesatare lidhur me rritjet e çmimeve të shportës, ne kemi dhënë 3000 lekë”, tha Ibrahimaj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore