Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Qeveria miraton heqjen e tatimfitimit për biznesin e vogël deri në 14 mln lekë

 

Qeveria miraton heqjen e tatimfitimit për biznesin e vogël deri

Nga 1 janari 2021 biznesi i vogël me xhiro deri në 14 milionë lekë do të përjashtohet nga tatimfitimi i thjeshtuar 5%. Në mbledhjen e qeverisë u miratuan ndryshimet në projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar për zerimin e tatimfitimit të biznesit të vogël në fashën e xhiros nga 5 milionë lekë në vit deri në 14 milionë lekë në vit.

Sipas ndryshimeve, këto biznesi duke nisur nga viti i ardhshëm nuk do të paguajnë tatimfitimin e thjeshtuar 5%. Për bizneset me xhiro mbi 14 milionë lekë në vit tatimifitimi do të jetë i pandryshuar 15%.

Deri tani, bizneset me qarkullim vjetor nga 0 në 5 milionë lekë paguajnë zero tatimfitim, ndërsa bizneset nga 5 në 14 milionë lekë kanë tatim të thjeshtuar prej 5%.

Sipas të dhënave të INSTAT në 2018 në vend operonin 94 mijë biznese deri me 4 të punësuar dhe gati 80% e tyre deklarojnë më pak se 5 milionë lekë, dhe si rrjedhojë janë të përjashtuar edhe aktualisht nga tatimfitimi. Ndaj kjo lëvizje nuk pritet të ketë ndonjë efekt të madh në buxhet.

Heqja e tatimfitimit është mbështetur më herët edhe nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, pasi sipas kryetarit të Durrësit, Alban Isteri ndryshimet do të ndihmojnë biznesin e vogël për kapërcimin e krizës të Covid-19. “Edhe nisma për heqjen e tatimfitimit 5% për bizneset me xhiro nga 5 milioën lekë deri në 14 milionë lekë në vit është për t’u përshëndetur, pasi i ndihmon bizneset në kapërcimin e situatës të vështirë të krijuar nga Covid-19”, pohoi zoti Isteri nga Dhoma e Tregtisë të Durrësit

 

Ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” 

Neni 2 

Pika 1, e nenit 28, “Shkalla tatimore”, ndryshohet, si më poshtë vijon: 

“1. Shkalla e tatimit mbi fitimin është: 

0%për tatimpaguesit me të ardhura deri në 14,000,000 lekë në vit. 
15% për tatimpaguesit me të ardhura mbi 14,000,000 lekë në vit.”. 
Neni 3 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2021. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore