Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Qeveria miraton buxhetin “elektoral” të 2021: Rritje pagash, heqje taksash e bonuse, ja shifrat e reja të portofolit të shqiptarëve

Qeveria miraton buxhetin “elektoral” të 2021: Rritje pagash,

Qeveria shqiptare ka miratuar draftin e buxhetit të vitit 2021, një buxhet “zgjedhor” që nis 4 muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, ku parashikohet ndër të tjera rritja e pagave të mjekëve, infermierëve e sanitarëve dhe mësuesve, heqja e taksës për biznesin e vogël, si dhe bonusi për fermerët për çmimin e naftës për bujqësinë.

Siç bën të ditur Ministria e Financave në në njoftim për shtyp, “Projektbuxheti i vitit 2021, programon të ardhura buxhetore në masën 479 miliardë lekë ose 28.5% e PBB. Ky programim bazohet në përmirësimin e administrimit fiskal dhe minimizimin e informalitetit në ekonomi.

Shpenzimet Buxhetore për periudhën 2021-2023 të programuara në masën 587.6 miliardë lekë ose 34.9% e PBB  do të mbështesin një nivel të lartë investimesh.

Që do të thotë një shifër rretj 102 miliardë lekë, deficit më shumë shpenzime se të ardhurave.

Gjithsesi, ministria e Financave, bën të ditur se drafti i projektbuxhetit synon rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas dy fatkeqësive natyrore si tërmeti i  26 Nëntorit 2019 dhe pandemia e shkaktuar nga COVID-19.

“Përmes skemave të nxitjes së punësimit, mbështetjes pro-aktive ndaj biznesit, rindërtimit të plotë të banesave të qytetarëve të prekur nga tërmeti, si dhe masave parandaluese të përhapjes së mëtejshme të COVID-19, Qeveria do të arrijë objektivin e vendosur për rritjen ekonomike  dhe kthimit në normalitet të vendit.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar sektorit të shëndetësisë dhe arsimit, përmes parashikimeve për vaksinën kundër COVID 19, rritjes së pagave të stafit mjekësor dhe mësuesve, duke filluar nga viti 2021. Në buxhet është parashikuar edhe skema e subvencionimit të naftës, e cila vjen në ndihmë të fermerëve prej vitit të ardhshëm”, thekson ministria e Financave.

Në këtë draft, qeveria parashikon një rritje ekonomike parashikohet në 5.5 % në vitin 2021, ndërkohë që institucione ndërkombëtare flasim për një ecuri të një situatërënie si pasojë e tërmetit dhe pandemisë.

Fakt është se ky buxhet i qeverisë së Edi Ramës, është një buxhet i pastër elektoral dhe në të natyrisht ka terma “optimiste”. Siç bën të ditur ministria e Financave, “Norma e papunësisë parashikohet me ulje në 2021 në nivelin 12.2% krahasuar me parashikimin e vitit 2020 prej 13.9%.

Rritja ekonomike dhe punësimi do të mbështetet edhe nga objektivi tjetër i planifikuar në këtë buxhet, ai i sigurimit të një niveli të lartë të investimeve publike prej 7.3% e PBB-së “.

Për deficitin buxhetor, qeveria thekson se “për vitin 2021 planifikohet të jetë në nivelin 6.5% të PBB-së. Në fund të vitit 2023, niveli i deficitit buxhetor parashikohet të ulet në 2.3% të PBB-së dhe balanca primare të kthehet në nivele pozitive, duke përmbushur objektivin madhor të Qeverisë për uljen graduale të stokut të borxhit publik”.

Sipas Ministrisë së Financave: “Shtyllat kryesore për përmirësimin e jetesës së qytetarëve do të jenë Reforma në drejtësi, e cila do të marrë një mbështetje të konsiderueshme buxhetore, së bashku me Reformën në administratën publike dhe Reformën e menaxhimit të financave publike. Të tri Reformat do të jenë instrumente të rëndësishëm të realizimit të prioriteteve të programit të Qeverisë. Decentralizimi dhe fuqizimi i qeverisjes vendore, vazhdon të mbetet një ndër prioritetet e qeverisë dhe reformat e ndërmarra deri më tani pritet të kenë ndikimin më të madh në organizimin e administratës publike vendore në funksion të rritjes së cilësisë në ofrimin e shërbimeve publike vendore. Qeveria Shqiptare ka miratuar dhe po zbaton një program ambicioz decentralizimi. Mbështetja që ka dhënë qeveria për njësitë e vetëqeverisjes vendore nëpërmjet reformave të ndërmarra, por edhe rritja e nivelit të të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore ka bërë të mundur që të rriten mbi tre herë investimet dhe shërbimet publike. Pesha e buxhetit vendor ndër vite është rritur nga 2.1% e PBB-së në vitin 2013 në 3.3% të PBB-së në vitin 2021”.

Duke hyrë në të dhënat reale, sërish buxheti i vitit të ardhshëm parashikon më shumë të dala se të hyra: pra më shumë shpenzime se të ardhura.

“Projektbuxheti i vitit 2021, programon të ardhura buxhetore në masën 479 miliardë lekë ose 28.5% e PBB. Ky programim bazohet në përmirësimin e administrimit fiskal dhe minimizimin e informalitetit në ekonomi.

Shpenzimet Buxhetore për periudhën 2021-2023 të programuara në masën 587.6 miliardë lekë ose 34.9% e PBB  do të mbështesin një nivel të lartë investimesh publike duke u përqendruar në procesin e rimëkëmbjes të ekonomisë, si dhe financimin e projekteve të rëndësishme strategjike”, thekson Ministria .

Sipas qeverisë, “Shpenzimet e planifikuara synojnë finalizimin e projekteve të rrugëve nacionale, mbështetjen e sektorit të ujit, shëndetësisë, arsimit dhe sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural”.

Shifrat sipas qeverisë

Prioritetet e buxhetit 2021:

Procesi i Rindërtimit do të financohet me 28 mld lekë në vitin 2021, ndërkohë, që mbi këtë edhe 1.5 mld lekë parashikohen të  vijojnë  financimin e bonusit të  qirave për familjet e pastreha si pasojë  e tërmetit të  26 Nëntorit 2019;

Shëndetësia do të vijojë  të  financohet me prioritet, ku një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përballimit të pandemisë COVID-19, përfshirë edhe blerjen e vaksinës Anti-Covid 19, si dhe do të ketë një rritje prej 40% të pagave për mjekët, infermierët dhe laborantët e sistemit shëndetësor me një  kosto totale vjetore prej 4.5 mld lekë ;

Arsimi do të përfitojë një financim në rritje, ku spikat rritja me 15% e pagës së mësuesve të sistemit arsimor parauniversitar me një kosto prej 3.5 mld lekë si dhe financimi i prioriteteve të Paktit për Universitetin;

Fermerët, krahas skemës së mbështetjes me grante nga buxheti i shtetit dhe nga fondet e IPARD si dhe nga fondi i garancisë të bashkëfinancuar me BERZH, do të mund të përfitojnë nga skema e subvencionimit të naftës, e cila do t’i kushtojë buxhetit të shtetit për vitin 2021 rreth 1 miliardë lekë.

Infrastruktura, ku do të investohet në projektet e mëdha si Tuneli i Llogarasë, Unaza e re e Tiranës, rruga Kardhiq-Delvinë etj., si edhe zgjerimi i rrjetit të rrugëve kombëtare dhe akseve rrugore me rëndësi për zhvillimin ekonomik të rajoneve./ Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore