Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Pyet Kadastrën/ Futet në shina certifikimi i tokës, Lame: 2021 i frytshëm për ne, sa vendime u morën brenda 2 vitesh

Pyet Kadastrën/ Futet në shina certifikimi i tokës, Lame: 2021 i

Emisioni "Pyet Kadastrën" në Top News do të vijojë edhe këtë vit, pasi problematikat e pronësisë janë të shumta, por mbi të gjitha qytetarët e shohin edhe si dritare për paraqitjen e problematikave dhe mbi të gjitha gjetjen e zgjidhjes së problemeve. Emisioni sot u fokusua te Regjistrimi i tokës bujqësore, ku shumë fermerë edhe pse i kanë marrë tokat sipas ligjit 7501 nuk zotërojnë një certifikatë pronësie.

Pas 30 vitesh, me miratimin e ligjit 20/2020 u fut në shina procesi i certifikimit të tokës bujqësore. Nga miratimi i ligjit janë dhënë 18.576 certifikata në vitin 2020 dhe 23.000 certifikata në vitin 2021.

Sfida e Kadastrës është certifikimi i tokave bujqësore në gjithë Shqipërinë dhe për këtë kreu i Kadastrës, Artan Lame, së bashku me juristët e ftuar kanë sqaruar qytetarët mbi rastet e shumta që kanë për mos dhënien e certifikatës bujqësore.

"Vit i 2021 ishte jashtëzakonshëm i frytshëm për Kadastrën shqiptare, emisionin e kemi nisur për arsye shumë të thjeshtë nga letrat dhe emailet shumë qytetarëve, nuk ia vlente të sqarohej një person i veçantë. Kështu zgjodhëm që rastet ti bënim publike për t'u njohur edhe të tjerët si precedentët që marrin zgjidhje. Tashmë emisioni ka marrë formë dhe po hapim vitin me një seri të tij. Zgjidhëm ta fillojmë me një problematikë që është shumë e ndjeshme, që është problematika e tokës bujqësore, se janë të pafundme, që nga kthimi e kompensimi i pronave, edhe pse nuk jemi Kadastra përgjegjëse për këtë punë", theksoi Lame.

Sipas tij vullneti i qeverive për ti dhënë presion e zgjidhjen e pronësisë, e shumica e problematikeve ngatërroheshin me ligjet, duke i vendosur njëri mbi tjetrin procedurat dhe dokumentet.

"Ligji 2020 i vuri në vijën e zgjidhjes problematikat sesi regjistrohet në fshat toka bujqësore. Tani duhet durim dhe fermerët të bashkëpunojnë me kadastrën, atë pak dokumentacion që duhet. Me ligjin e vjetër ishin 23 hapa në tetë institucione të ndryshme tani janë mbledhur në 3 hapa të vetëm te një institucion i vetëm që është Kadastra. Jo çdo gjë zgjidhet aq kollaj, ka një masë të madhe mbi 90% e rasteve shkojnë vaj mbi procesin e regjistrimit. 10% kanë sherre e gjyqe, probleme dokumentacioni. Pjesa e zgjidhjes së tyre kërkon durim dhe bashkëpunim me institucionin, me Kadastrën. Hallin do ta zgjidhë vetëm Kadastra, mund ta na shani sa të doni", tha Lame.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore