Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Pyet Kadastrën/ 23 mijë metra pa certifikatë pronësie, qytetari gjen zgjidhjen për tokën bujqësore në Kashar

Pyet Kadastrën/ 23 mijë metra pa certifikatë pronësie,

Çështja e tokave bujqësore, shihet si një problematike dhe që prej 30 vitesh nuk po gjen zgjidhje përfundimtare. Tokat bujqësore të shpërndara me AMTP ka qenë një proces tejet i vështirë dhe i papërfunduar plotësisht, ku dhjetëra e qindra fshatarë zotërojë tokën, por nuk e kanë me certifikatë pronësie.

Në emisionin "Pyet Kadastrës", në fokus ishte pikërisht kjo problematikë mbi mënyrën e zbatimit të ligjit 7501. Në studion e Top News, ishte pikërisht drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, i cili ka ndjekur edhe rastet konkrete. Problemi kryesor lidhet me faktin se shumë prej tokave bujqësore janë shënjuar si kullota, livadhe dhe jo tokë are. Ky ishte edhe sqarimi që dha kreu i Kadastrës, Lame, i cili theksoi se me ligjin e ri 20/2020 procedurat janë më të thjeshtuara.

Në studio ishte i pranishëm Nertil Sorra , i cili kishte mbi 35 mijë metra katrorë në pronësi në zonën Qendër Kashar. Ai kishte aplikuar për të fituar certifikatën e pronësisë për aktin e marrjes së tokës bujqësore. Problemi ishte se nuk ishte gjendur dokumenti origjinal në arkivë. Ai disponon 35 mijë metër katrorë, ku pjesëtarë 13 persona, toka rezultonte në emër të gjyshit. Problemi i tij qëndronte se nuk ekzistonte në arkivën e shtetit dokumenti origjinal i pronësisë dhe kjo u bë një pengesë. Këto mangësi u vunë re nga juristët Martin Kalo dhe Nora Marku në emisionin "Pyet Kadastrën".

Sorra nga ana e tij u shpreh se kërkuan që të aplikonin te AZHBR-ja por mungesa e certifikatës së pronësinë nuk i lejonte që të përfitonin fonde për bujqësinë për tokën që gjendet në Kashar-Qendër.

"Hera e parë është e lodhshme, për të marrë certifikatën, pas marrjes së certifikatën, vërtetim hipotekor dhe parcela dalin automatikisht. Është vetëm hera e parë ku merret certifikata, ke vetëm detyrën ti thuash të tjerëve për zgjidhjen e problemit", tha Lame.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore