Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Puna për portin e ri turistik në Durrës nis në pranverë/ Rama dhe princi Nahyan inspektojnë punimet në kantierin e Rindërtimit në Spitallë

Puna për portin e ri turistik në Durrës nis në

Në këtë kantier po punohet për lagjen e re të financuar nga Princi i Kurorës së emirateve, Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

996 apartamente do të ndërtohen në këtë lagje të re, ndërsa faza e parë e punimeve ka nisur dhe pritet që lagjja të përfundojë brenda një viti!

“Dua t’ju përgëzoj ju dhe administratën që kaluat dhe mundët ta menaxhonit këtë katastrofë të jashtëzakonshme njerëzore”. Me këto fjalë princi Nahyan ka shprehur vlerësimin për menaxhimin e situatës së vështirë nga ana e Kryeministrit Rama.

“Ajo që keni bërë ju është e paçmuar që po e bëni këtë realitet dhe do të mbetet në kujtesën e këtij vendi gjithnjë çfarë bëri madhëria e tij kur e takova në vendin e tij dhe na premtoi se do të na vinte në ndihmë dhe ju nisët të punonit dhe ja ku jemi! Tashmë fondet e Abu Dhabi janë në drejtim të mbarë”, u shpreh Kryeministri Rama, ndërsa shtoi:

“Kjo zonë quhet ish këneta, ta kthesh dhe ti japësh një jetë të re një lagjeje të re, më e mira e Durrësit, me standarde me cilësore është një diçka e shkëlqyer. Në këtë zonë ju detyrohem një shprehje të mirënjohjes sepse është sasia më e madhe e parave që erdhi për mbështetje të drejtpërdrejtë për strehimin”.

“Në kantierin e madh të Rindërtimit në Spitallë, ku po punohet për lagjen e re të financuar nga Princi i Kurorës së Emirateve, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, i cili ka ngarkuar drejtuesin e kompanisë globale Emaar Group, Mohamed Alabbar, për organizimin e koordinimin e këtij projekti, së bashku me qeverinë shqiptare që financon përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit krejt infrastrukturën e lagjes së re”, shkruan Kryeministrin bashkangjitur videos.

Punimet për portin e ri turistik të Durrësit do të fillojnë në fund të marsit, ose në fillim të prillit.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga drejtuesi i kompanisë globale Emaar Group, Mohamed El Alabbar, vizitoi sot portin e Durrësit në kuadër të përgatitjeve për pastrimin e zonës ku do të realizohet Faza 1 e ndërtimit të Portit të Ri Turistik të Durrësit.

Kryeministri Rama tha se “investitori do të angazhojë një financim të konsiderueshëm për pastrimin e ujit të detit përgjatë plazhit të ri që do të krijohet në zonën e Fazës 1″.

Drejtuesi i kompanisë globale Emaar Group, Mohamed El Alabbar, duke i prezantuar projektin Kryeministrit Rama se “do të realizojmë një port shumë të bukur”.

“Për pastrimin kemi dy konsulentë një amerikan, një nga Dubai të cilët po punojnë për aspektin mjedisor. Pastrimi do të arrijë deri në det, pasi ka shumë gjëra për të pastruar”, theksoi El Alabbar.

Sipas tij, përgatitjet janë ende në vijim, dhe aktulisht puna përqendrohet tek përshpejtimi në zonën e peshkimit.

“Porti i ri turistik i Durrësit do të jetë më i miri në Mesdhe. Qendra e shitjes do të jetë e hapur për vizitorët”, shtoi El Alabbar.

Kryeministri Rama tha se “do të jetë shumë e rëndësishme të kemi një treg peshku si në Barcelonë apo qytete të tjera që kanë peshkimin”.

El Alabbar u shpreh se “është një nga atraksionet më të mëdha që sot të jetosh aty, të kesh restorantet aty, kur ti e sjell produktin nga deti ne kuzhinë, nga deti në pjatë”.

Sa i përket terminalit, ai tha se “do të krijojmë infrastrukturë për ta lidhur atë me qytetin dhe me hekurudhën”.

Kryeministri Rama propozoi që të vendosej edhe një hapësirë për këmbësorët, pasi sipas tij, do të ishte fantastike.

Më tej El Alabbar u shpreh se “do të ketë një klub jahtesh. Projekti është në proces dhe shpresoj që ta nisim në fund të marsit ose në fillim të prillit”.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se “këtu jemi në pjesën që e kemi çliruar nga të gjitha shërbimet dhe funksionet që ka pasur, për ta vënë në dispozicion për fazën e parë”.

“Ne kemi marrë një vendim për të spostuar të gjithë shërbimet e portit të Durrësit dhe të gjithë koncesionarët në zonën e Porto Romanos, pasi situata këtu ka qenë e agravuar. Kemi pasur problematika me të gjithë banorët e zonës që qëndron afër portit por kemi identifluar problematikën që kemi pasur si për ndotjen ambientale, apo edhe akustike. Por sidomos për trafikun e rënduar që krijohet nga kamionët, në hyrje e dalje të Durrësit”, nënvizoi Balluku.

Balluku bëri të ditur se “kemi hyrë në një fazë të re të portit të ri të Durrësit , atë të Porto Romanos, ndodhemi në fazën e projektit të detajuar, i cili dorëzohet në fillim të muajit prill dhe më pas nisim me kushtet e dizenjimit të të gjitha specifikimeve teknike që do të na japin mundësinë të hapim garën”.

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj u shpreh se “negociatat teknike kanë nisur pas vendimeve të Komitetit të Investimeve Strategjike”.

Duke folur për fazën e parë e të projektit, El Alabbar tha se “po punojmë me tre konsulentë, një konsulent mjedisor, amerikan, një belg dhe një grup nga Dubai. Ata propozojnë një pastrim të thellë të mjedisit, por do të na duhet të hyjmë thellë në det, sepse kemi bërë kërkime për të parë cilësinë e tokës dhe ndotjes. Ndotja ka vite që është e pranishme”.

“Është punë e madhe, duhen shpenzuar para, por sot me teknologjinë që kemi çdo gjë është e bëshme”, shtoi ai.

Kryeministri Rama tha se “kjo është pjesa më sfiduese e kësaj gjëje pasi në të kundërt, nuk do të kishte shans që një investim i tillë të kishte sukses sepse mund të ndërtosh gjithçka luksoze në tokë, por nëse uji nuk është aspak në të njëjtin nivel kush do të vijë”.

“Ta bëjmë me zemër dhe me shpirt” , tha Rama duke shtuar se gjëja e mirë dhe e keqe ështe se duke parë aspektin negativ të ndotjes së thellë që mbulon këtë zonë, kur shkon nga ana tjetër plazhi vjen e bëhet më i pastër.

“Kemi nisur të punojmë me kryetaren e bashkisë për të nisur paralelisht projektin e madh të plazhit të Durrësit, rikualifikimin e plazheve. Faleminderit që po na ndihmoni me idetë tuaja”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “kemi vendosur një sasi të madhe parash shpresoj të nisim fazën e parë në 2022 ndoshta rreth majit, qershorit dhe do të vazhdojmë më tej pas sezonit. Ëndrra është që paralelisht me përfundimin e fazës së parë këtu në të njëjtën kohë edhe plazhi i Durrësit është rikualifkuar me një konceptim e materiale ndryshe urbane. Në atë moment çmimet do të rriten, pronave do t’u rriten vlerat, jo vetëm atyre por edhe hoteleve”.

El Alabbar tha se “i hodha një sy projektit të plazheve të Durrësit dhe natyrisht kjo do ta ndryshojë Durrësin në diçka të mrekullueshme”.

Rama tha se “do t’u jem mirënjohës për këtë ndërhyrje mjedisore, sepse ka qenë e pamundur për ne ta bëjmë të vetëm, ndaj pastrimi i kësaj pjese të plazhit dhe transformimi në plazhin që ju keni planifikuar për të qenë një hapësirë klasi e plotësisht e pastër është diçka historike për qytetin”.

Puna për portin e ri turistik në Durrës nis në

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore