Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Pse djegia është e rrezikshme dhe si mund të na ndihmojë ngrohja?

Pse djegia është e rrezikshme dhe si mund të na ndihmojë

Po ta mendosh, ne gjithmonë sigurohemi që zjarrit t’i rrimë larg dhe të marrim prej tij vetëm ngrohtësinë, duke iu shmangur tymit të zjarrit, si edhe dioksidit të karbonit qëçlirohet prej tij.

Si ndodh procesi i djegies?

Në rastin e cigareve, ato fillojnë të digjen në temperaturën 400 gradë Celcius. Kur cigarja ndizet, temperatura e saj i kalon 900 gradët Celcius. Pas kësaj, cigaret fillojnë tëçlirojnë tym, bashkë me të cilin çlirohen më shumë se 6 mijë substanca, 100 prej të cilave janë klasifikuar si të dëmshme ose potencialisht të dëmshme.

Në këtë rast, vjen në ndihmë ngrohja. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se, përveçse i dëmshëm, tymi i cigares është një mënyrë e vjetëruar për të marrë nikotinë, një substancë e cila gjendet natyralisht tek bima e duhanit, e cila në vetvete nuk është shkaku kryesor i sëmundjeve që lidhen me pirjen e cigares. Prandaj, zgjidhja e parë që të vjen në mendje do të ishte pikërisht zhdukja e procesit të djegies.

Ku ndryshon ngrohja nga djegia?

Ngrohja konsiderohet si procesi që ndodh mes 250 deri në 350 gradëve Celcius. Në këtë spektër, nuk çlirohet tym. Në rastin e njerëzve të cilët pinë cigare, siç deklarojnë disa ekspertë të shëndetit publik, ka alternativa pa tym të cilat e reduktojnë riskun, produkte me ngrohje, të cilat mund t’u vijnë në ndihmë të rriturve të cilët përpiqen të heqin dorë nga zakonet e pashëndetshme, por nuk janë gati të heqin dorë plotësisht nga nikotina. Produktet me ngrohje mund të jenë një zgjidhje, duke qenë se nuk djegin dhe nuk çlirojnë tym, duke shmangur kësisoj ekspozimin ndaj mbi 6 mijë substancave, nga të cilat 100 janë të studiuara me shkencë se shkaktojnë sëmundje ose janë potencialisht të dëmshme.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore