Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Projekt-buxheti i 2021, Denaj: Rritje ekonomike 5.5% në vitin e ardhshëm

Projekt-buxheti i 2021, Denaj: Rritje ekonomike 5.5% në vitin e

Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka paralajmëruar një rritje 5.5%  të ekonomisë vitin që vjen. Në fjalën e saj, gjatë prezantimit të projektligjit për buxhetin e vitit 2021 në Kuvend, Denaj tha se pikësynimi i këtij projektligji është rimëkëmbja ekonomike, duke marrë shkas dhe nga kriza që ka shkaktuar pandemia globale e koronavirusit, por dhe nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

Duke theksuar faktin se parashikohet një rritje e qëndrueshme ekonomike në vend, Denaj tha se për shkak të pandemisë u rrit dhe papunësia.

“Kryefjala e projektligjit për buxhetin është rimëkëmbja ekonomike. Do të synohet rimëkëmbja, pasi situata u vështirësua për shkak të tërmetit dhe pandemisë së COVID-19. Në 2021 parashikojmë rritje ekonomike 5.5%, një rritje kjo e qëndrueshme”, tha Denaj.

Mw tej ministrja e Financave u shpreh se "Kryefjala e këtij projektligji është rimëkëmbja ekonomike, kjo në vazhdën për të kaluar me suskes pasojat e 2 goditjeve ndaj vendit. Zhvillimit të pandemisë i jemi përgjigjur me masa konkrete. Situata është menaxhuar më së miri. Vlerësimi më i fundit i  agjencisë ndërkombëtare mudis e konfirmoi këtë. Zhvillimet makro ekonomike të këtij viti. 6 mujori i 2020 shënoi një rënie -6.6% përqind.  Presim rritje ekonomike në 5.5% në 2021 Konsumi shënoi rënie 6.9%. Të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë pësuan rënie. Në 3 mujorin e  2 të 2020 papunësia 12.5 përqind".

"Emetimi i suksesshëm i eurobondit. Kemi patur një rritje të rezervave valutore. 2 agjensi prestigjoze kanë rikonfirmuar qëndrimin e tyre. Sistemi financiar dhe aktiviteti i tij ka qëndruar mjaft stabël Kreditimi dhe depozitat në Kuvend kanë qëndruar stabël. Ekzekutimi në tërësi i buzxhetit është brenda parametrave makro fiskal. Balanca primare është parashikuar të jetë pozitive. Në vijim do të paraqes disa zëra të të ardhurave dhe shpenzime. 479 miliardë lekë, të ardhurat zyrtare të buxhetit të shtetiti në 2021. Të ardhurat e buxhetit të shtetit kanë një rritje me 6%. Rritjen e pragut të tvsh nga 2 milion në 10 mln lekë. Njëkohësisht kemi marrë përsipër rritjen e rrogës së pagës minimale. Në raport me shpenzimet buxhetore. Shpenzimet për investime kapitale janë më të larta në 10 vitet e fundit", tha ajo.

Ministrja e Financave, Anila Denaj në prezantin të projekt buxhetit të 2021 për vitin që vjen tha se shëndetësia në 2021 në raport me përballimin e pasoja që solli parashikohet të ketë fond 6 miliardë lekë ku përfshihet edhe blerja e vaksinës anti-covid.

"1 milardë lekë për ish të përndjekurit. 13 mijë familje do përfitojnë nga një buxhet 1.2 miliardë lekë. Arsimi parashikon shpenzim me 3.8% të produktit të brendshëm bruto. Infrastruktura rrugore parashikon rrijee të madhe. Rindërtimi një zë i rëndësishëm lidhet në mënyrë të drejtpërdrejt me mbajtjen e premtimit. Me një objektiv madhor rindërtimin e të gjithë banesave që kanë marrrë një vëmendje të kosderueshme.

 Shëndetësia në 2021 në raport me përballimin e parashikohet një fond 6 miliardë lekë ku përfshihet edhe blerja e vaksinës anti covid.  Buxheti për sistemin e drejtësisë do të jetë 7.5 miliardë lekë në vitin e ardhshëm. Pushteti vendor: rritje 1.3 përqind krahasuar me 2020.  56.3 miliardë lekë shpenzimet e pushtetit vendor për 2021. 500 milion lekë për mbrojtjen e shoqërisë civile, një alokim për herë të parë në buxhetin e bashkive", tha Denaj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore