Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Programi i PD, Tabaku i përgjigjet Ahmetajt: Me taksën e sheshtë punësohen 110 mijë shqiptarë

Programi i PD, Tabaku i përgjigjet Ahmetajt: Me taksën e sheshtë

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i është përgjigjur qëndrimit të ministrit Arben Ahmetajt, i cili ka hedhur poshtë programin ekonomik të PD-së për zgjedhjet e 25 prillit që synon taksë të sheshtë 9% dhe 110 mijë vende pune.

"Shqipëria fiton me taksën e sheshtë sepse inbestimet e huaja direkte do të rriten, Shqipëria sot nuk ka më investime të huaja. Por ajo do të fitojë nga rritja e tyre përmes taksës së sheshtë 9%. Shqipëria fiton me taksën e sheshtë pasi shqiptarët do taksohen në mënyrë të ndershme dhe barabartë. Bizneset nuk do të mbitaksohen ndërsa një pakicë favorizohet. Jo! Shqipëria fiton kur të gjithë taksohemi në mënyrë të barabartë", shprehet Tabaku.

Më tej ajo thekson se "Shqipëria fiton kur shtresa e mesme, që sot diskriminohet do të mund të sigurojë me shumë të ardhura përmes taksës së sheshtë. Taksa e sheshtë do të rrisë formalitetin, do të eliminojë favorizimet dhe do të nxisë ekonominë".

Ahmetaj në orët e vona të mërkurës reagoi me anë të një statusi në Facebook mbi programin e PD-së. Ai e cilësoi programin të zbatueshëm, madje duke rrezikuar që t'i lërë shqiptarët pa pensione.

"Do vendosin taksë të sheshtë 9% mbi të ardhurat nga paga – pra, rritje takse për të gjitha pagat deri në 100 mijë lekë/muaj; taksë varfëruese për 94.5% të të punësuarve; ulje taksash për vetëm 5.5% të tyre!", u shpreh Ahmetaj, duke aluduar se kjo mund të favorizuar ato që PD-ja sulmon biznesmenët, duke i quajtur si oligarkë.

Postimi i plotë i Ahmetaj

Dyfishim i të ardhurave për frymë...pa afat. Si projekti i tramit.... në kalenda...

Ulja e kontributit të sigurimeve shoqërore – gënjeshtër? padituri?..apo një skemë për t’i lënë shqiptarët pa pension. Pra, një program “futja kot, se dhe po na besuan, fajin e kanë vetë”

Ja çfarë na thanë në pseudo-programin e tyre:
1. Do vendosin taksë të sheshtë 9% mbi të ardhurat nga paga – pra, rritje takse për të gjitha pagat deri në 100 mijë lekë/muaj; taksë varfëruese për 94.5% të të punësuarve; ulje taksash për vetëm 5.5% të tyre!

Një qytetar me pagë 35 mijë lekë/muaj, paguan tatim:
· 1% - me taksën e drejte progresive
· 9% - me taksën e sheshtë. I rritet tatimi mbi të ardhurat me 31 mijë lekë më shumë në vit; praktikisht shteti i merr nga xhepi një pagë mujore në vit.

Një qytetar me pagë deri 35-40 mijë lekë/muaj, paguan tatim:
· 2.6% - me taksën progresive
· 9% - me taksën e sheshtë. I rritet tatimi 280 USD më shumë në vit.

Po kë lehtëson taksa e sheshtë 9%?
Një qytetar me pagë të lartë 200-300 mijë lekë në muaj, paguan:
· 13.6% tatim - me taksën progresive
· 9% tatim - me taksën e sheshtë. I ulet tatimi me 1850 USD/vit.

E dini sa i kursen taksa e sheshtë 9% një bankieri, drejtuesi koorporate, apo punonjësi me pagë 300-400 mijë lekë/muaj? 11.600 USD në vit. Me taksën varfëruese të sheshtë 9%, maja e piramidës së pagave, përfiton në total ulje taksash 150 milionë lekë/muaj.

2. Do të ulin tatimin mbi të ardhurat e kompanive nga 15% ne 9% - pra, 10 mijë biznese të mëdha të përfitojnë në kurriz të 100 mijë bizneseve të vegjël!
Me taksën e sheshtë 9%, i kursejnë 10 mijë kompanive të mëdha rreth 14.5 miliardë lekë.
Me taksën e drejtë progresive, në 8 vitet e fundit, taksat e biznesit të madh janë rritur 460% krahasuar me 2013.

3. Vendosin tatimi 0,5% të xhiros për bizneset e vogla – 20 milionë dollarë në kurriz të biznesit të vogël, 100 mijë biznese që sot paguajnë 0 TAKSA!

4. Ulja e taksës se qarkullimit me 20 lekë nga çmimi i karburanteve dhe 4 lekë TVSH, 24 lekë/litër - nëse llogarisim që konsumi vjetor i karburanteve është rreth 480 mijë ton, efekti në buxhet i kësaj mase do të ishte -14,4 miliardë lekë, ose një rënie me 5% e të ardhurave vjetore nga Tatimet dhe Doganat.

5. Ulja e kontributit të sigurimeve shoqërore nga 24,5% në 18% - Të ardhurat vjetore nga kontributet e sigurimeve shoqërore do të uleshin në 64 miliardë lekë, ose 23 miliardë lekë më pak nga sa arkëtohen sot. Kjo është skema “t’i lemë shqiptarët pa pensione”!

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore