Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Prodhuesit më të mëdhenj japonezë bëhen bashkë për makinën e së ardhmes

Prodhuesit më të mëdhenj japonezë bëhen bashkë

Prodhuesit më të mëdhenj të automjeteve në Japoni kanë lënë mënjanë mëritë dhe rivalitetet për treg dhe kanë bashkuar forcat për prodhimin e makinave të së ardhmes.

Toyota njoftoi të shtunën se do të bashkëpunojë me katër prodhues të tjerë japonezë të automjeteve për të eksploruar qëndrueshmërinë e karburanteve alternative të gjelbër për makinat me motor me djegie të brendshme, duke përfshirë hidrogjenin dhe karburantet sintetike që rrjedhin nga biomasa.

Kompanitë, të cilat përveç Toyota-s përfshijnë Mazda, Subaru Corp, Yamaha Motor dhe Kaëasaki Heavy Industries, e bënë njoftimin në një pistë garash në Okayama, në Japoninë perëndimore, ku Toyota po garon me një makinë hidrogjeni.

Gara e makinave me hidrogjen po drejtohet nga shefi ekzekutiv i Toyota-s, Akio Toyoda, së bashku me drejtues të tjerë të Toyota-s.

Konvertimi i motorëve me djegie të brendshme në lëndë djegëse miqësore me mjedisin, si hidrogjeni është teknologjikisht i vështirë, por duke bërë një gjë të tillë do t'u mundësonte kompanive të mbështesin zinxhirët e furnizimit ekzistues prej dekadash duke punësuar qindra mijëra punëtorë, të cilët përndryshe mund t'u duhet t'i heqin ndërsa kalojnë në ndërtimin e automjeteve elektrike.

Ndërsa kombet shtrëngojnë rregulloret mjedisore për të ulur emetimet e karbonit, prodhuesit e automjeteve, përfshirë Toyota, po rrisin prodhimin e automjeteve elektrike. Japonia ka thënë se synon të jetë neutrale ndaj karbonit deri në vitin 2050 dhe po promovon përdorimin e karburantit me hidrogjen.

Toyota planifikon ndërtimin e 15 modele elektrike deri në vitin 2025 dhe po investon 13.5 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme për të zgjeruar kapacitetin e prodhimit të baterive. Në të njëjtën kohë, megjithatë, ajo po vazhdon të zhvillojë automjete të furnizuara me energji nga hidrogjeni.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore