Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Prodhuesi më i madh i naftës në botë do të heqë dorë nga nafta

Prodhuesi më i madh i naftës në botë do të heqë

Arabia Saudite, eksportuesi më i madh i naftës në botë i ka vënë vetes për qëllim që brenda territorit të vet të mos qarkullojë më asnjë makinë me naftë, apo benzinë para vitit 2060.

Udhëheqësi i Mbretërisë, Princi i Kurorës, Mohamedd bin Salman tha se për këtë qëllim do të investohet më shumë se 180 miliardë dollarë.

Por, ai tha gjithashtu se kjo nuk do të thotë se Arabia Saudite do të heqë dorë nga prodhimi i naftës në dekadat e radhës.

Plani i njoftuar nga sauditët i paraprin takimit COP26, një samit për politikan kundër ndryshimeve klimatike, që kriza e fundit energjitike në Europë i ka vënë në pikëpyetje.

Arabia Saudite me këtë plan u bashkohet më shumë se 100 vendeve të tjera që janë zotuar që të emëtojnë zero karbon në atmosferë brenda këtij shekulli.

Pjesë e këtyre vendeve është edhe Rusia dhe Kina. Të dyja vendet kanë vendosur 2060 gjithashtu si target. Ndërkohë, SHBA, Britania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë pjesë e vendeve që synojnë që këtë objektiv ta arrijnë në 2050.

Plani publik i sauditëve bie ndesh me një dokument konfidencial që ata i kanë drejtuar OKB-së, ku i kërkohej që të rrëzoheshin të gjitha nismat që flisnin për reduktim të shpejtë të naftës.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore