Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Premtimet e PD për uljen e kontributeve dhe rritje pagash pa kriter, Denaj: Greminë financiare për vendin

Premtimet e PD për uljen e kontributeve  dhe rritje pagash pa kriter,

Ministrja e Financave, Anila Denaj ka folur në Top Talk për propozimin e Partisë Demokratike, e cila premton ulje 18% të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe rritjen e pagës minimale deri në 360 mijë lekë.

Denaj u shpreh se nuk e di ku do të gjenden paratë për këtë pasi jemi në skemë deficitare dhe ky premtim sipas saj nuk është një tezë e besueshme.

Denaj: Është e pamundur të japësh një kundërofertë të kësaj. Së pari, për t’i dhënë shpjegim pyetjes, ne kur flasim për skemën e sigurimeve shoqërore, është një skemë e cila në vitin 2013 kur qeverisja socialiste, kryeministri Rama ka marrë detyrën ka qenë i përballur me disa elementë të skemës, të cilat në reformën që pasoi adresuan qartazi nevojën për të përmbajtur parimin bazë kontributik. Megjithatë, edhe pse në vite, në pamundësi që ta paraqes, por më lejoni ta jap me shifra.

Ne flasim për një skemë pensionesh, e cila sot mbështetet nga buxheti i shtetit. Skema e pensioneve mbështetet nga buxheti i shtetit në vitin 2020 me vleftën e 50.7 miliardë lekë, ndërsa të ardhura nga kontributet 83 miliardë lekë.

Për të gjithë qytetarët do të thoja që nëse ke një skemë pensionesh ku kontributi i shtetit është tek 40% e gjithë shpenzimeve, nuk e di se si qeverisja e propozuar nga opozita sot do të realizojë që qeverisja e propozuar në ofertë do të mundësojë që të mbështesë jo vetëm këtë deficit të skemës. Atëherë në një skemë deficitare, si mund të premtosh shpenzime më të larta dhe reduktim të ardhurash?  Kjo zgjeron deficitin dhe nuk është një tezë e besueshme, aq më tepër nëse e bashkon me të tërën. Unë me sinqeritet nuk e di ku do të gjenden paratë. /Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore