Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Polakët mbajnë gjallë turizmin në shtator

Polakët mbajnë gjallë turizmin në shtator

Më shumë se 493 mijë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri përgjatë Shtatorit, duke shënuar një rritje mbi 117.3 mijë turistë më shumë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose rreth 17 për qind më shumë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s, shifra janë 19 për qind më pak.

Por, ajo që vihet re nga të dhënat është se vizitorët nga Kosova me mbarimin e sezonit turistik kanë pësuar një rënie të konsiderueshme në 187.6 mijë në total muajin e kaluar, gati 105.7 mijë më pak se një vit më parë.

E kundërta ka ndodhur me turistët polakë, pasi shtatori ka sjellë 19,2 mijë më shumë vizitorë nga ky shtet se kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të shkuar duke e çuar totalin e tyre në 20.6 mijë vizitorë, teksa më shumë shtetas të huaj kanë ardhur edhe nga Mali i Zi këtë periudhë.

Ndërsa si raport 9-mujor, në vend kanë hyrë gjithsej 4.8 milionë shtetas të huaj, pothuajse dyfishi në raport me vitin e shkuar kur situata ishte problematike si pasojë e covid dhe shtetet kishin vendosur masa kufizuese për lëvizjen e njerëzve.

Kosova mban edhe peshën kryesore me numrin më të lartë të vizitorëve me 2.3 milionë, veçanërisht përgjatë sezonit veror, ndjekur nga fqinjët e Maqedonisë së Veriut e Malit të Zi si dhe shtetasit nga Italia.

Ajo që vihet re nga të dhënat është një rritje e konsiderueshme e udhëtarëve tranzit me gati 80 mijë më shumë për 9-mujorin, pra vizitorë që zgjedhin Shqipërinë vetëm si vend për të kaluar në një shtet tjetër, ndërsa vizitat për qëllime biznesi kanë shfaqur një tendencë në rënie.

Nga ana tjetër, më shumë shqiptarë kanë zgjedhur të dalin jashtë vendit këtë periudhë. Sipas Institutit të Statistikave deri në fund të shtatorit mbi 3.2 milionë shqiptarë kanë kaluar kufijtë, rreth 1 milionë më shumë se 9-mujori i shkuar, e pritshme në kushtet e hapjes së kufijve nga vendet e huaja./Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore