Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Plani i antidollar i Erdogan funksionon, Lira turke mbyll javën me rritjen rekord historik

Plani i antidollar i Erdogan funksionon, Lira turke mbyll javën me rritjen

Lira e turke mbylli të premten javën e saj më të mirë me rritje rekord historike duke rekuperuar më shumë se 50 për qind të vlerës së humbur në muajt e fundit ndaj dollarit amerikan.

Sipas ekspertëve, përforcimi i lirës u mbështet nga ndërhyrja e shtetit me miliarda dollarë dhe premtimin e mbulimit të të gjitha humbjeve të depozitave në monedhën vendase.

Turqit nuk kanë shitur dollarë të hënën dhe të martën, sipas të dhënave zyrtare që sugjerojnë se ata kanë luajtur pak rol në forcimin e monedhës vendase.. Ndërhyrjet e shtetit ndërkohë i kushtuan bankës qendrore më shumë se 8 miliardë dollarë këtë javë, sipas përllogaritjeve të tregtarëve.

Monedha fitoi për pesë ditë rresht dhe preku nivelet e mesit të nëntorit në 10.7 kundrejt dollarit. Lira ra të hënën në nivelin më të ulët historik prej 18.4 për dollar, pas një rrëshqitjeje prej muajsh për shkak të uljeve jotradicionale të normave të interesit dhe frikës për një spirale inflacioniste.

Por të hënën vonë, Presidenti Tajip Erdogan zbuloi një skemë në të cilën Thesari dhe banka qendrore do të rimbursonin humbjet nga depozitat e konvertuara në lira kundrejt valutave të huaja, duke shkaktuar rritjen më të madhe brenda ditës të monedhës ndonjëherë.

Në një intervistë me transmetuesin AHaber, Erdogan tha se turqit treguan besim në monedhën vendase dhe depozitat në lira u rritën me 23.8 miliardë pas shpalljes së planit të anti-dollarizimit të vendit.

Por të dhënat nga mbikëqyrësi bankar BDDK treguan se, pas akumulimit të madh të dollarëve javën e kaluar, depozituesit individualë turq kishin sërish 163.7 miliardë dollarë monedha të forta të martën - praktikisht të pandryshuara nga e hëna dhe e premtja, kur totali ishte 163.8 miliardë dollarë.

Në vend të kësaj, lira mori një rritje të madhe nga ajo që tregtarët dhe ekonomistët e quajtën dera e emergjencës, ku bankat shtetërore dhe ajo qendrore ndërhynë për të forcuar monedhën vendase. Vetëm në tre ditët e para të kësaj jave, rezervat valutore neto të bankës qendrore ranë me 8.5 miliardë dollarë, sipas llogaritjeve të tre bankierëve që folën për Reuters. Rënia arriti në rreth 18 miliardë dollarë në dhjetor, thanë ata.

Turqia po shikon gjithashtu edhe mundësinë e sigurimit të sasive të bollshme të dollarit përmes marrëveshjeve me Azerbajxhanin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore